Aktualitet

Vrasja në azil, KRIMIN e zbardhi Agjensia Funerale/ Zbulohet dëshmia e infermiereve të arrestuara: Menduam se u rrëzua

I moshuari Zyhdi Shehi është arrestuar për “vrasje me dashje”, por nuk është i vetmi që ka përfunduar në pranga.

k.m.
Vrasja në azil, KRIMIN e zbardhi Agjensia Funerale/ Zbulohet dëshmia e
Zyhdi Shehi dhe Virgjil Vesho

TIRANË- Vrasja e djeshme, e ndodhur në një azil në Tiranë mund të mos ishte mësuar kurrë po të mos ishte për një agjensi funerale. Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, në azilin privat të të moshuarve “Ruaje Moshën” në Tiranë, historiani dhe shkrimtari Zyhdi Shehi, 78 vjeç, goditi disa herë në kokë me bastun hekuri shokun e tij të dhomës, 82-vjeçarin Virxhil Vesho. Të dy të moshuarit vuanin nga skleroza, kështu që të rënduar edhe nga sëmundja, nisën një debat për krevatin. Debat që më pas degradoi në përdorimin e bastunit që i mori jetën 82-vjeçarit. 

I moshuari Zyhdi Shehi është arrestuar për “vrasje me dashje”, por nuk është i vetmi që ka përfunduar në pranga. Dy infermieret Nazime Mulla dhe Glesantina Saraçi janë gjithashtu nën hetim pasi kanë tentuar që të fshehin ngjarjen dhe kanë pastruar vendin e krimit, por arsyeja nuk dihet.

Edhe pse ishin të parat që dëshmuan atë që kishte ndodhur, nuk telefonuan Policinë e Shtetit, por një agjensi funerale. E ndërkohë që prisnin, e mbështollën trupin e të ndjerit me çarçaf dhe pastruan dhomën me pretendimin se kishin menduar se i moshuari ishte rrëzuar dhe nga plagët në kokë, kishte ndërruar jetë. 

“Menduam se ishte rrëzuar dhe kishte vdekur kur e gjetëm,”- janë shprehur ato para uniformave blu.

Pasi kufoma është dërguar te agjencia funerale për procesion mortor, (larje, pastrim dhe veshje), punonjësit kanë vënë re hematomat dhe plagët në kokë, që nuk janë të ngjashme me ato të rrëzimit dhe nuk pranuan që të merrnin përsipër rastin. Kështu, trupi i viktimës është rikthyer sërish në azilin privat dhe vetëm atëherë është njoftuar Policia.

Për të marrë një prononcim, ZËRI tentoi që të komunikonte me qendrën e azilit, por numri i telefonit është i paarritshëm. 

Krimi i rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në lagjen “Ali Demi”, teksa autori i dyshuar Zyhdi veshi është një emër i njohur në fushën e Historisë dhe Letërsisë, i nderuar me medaljen “Naim Frashëri” për punën e kryer në arsim dhe “Qytetar Nderi” i Kavajës për hulumtimet historike./ZËRI

Poll

MOS HUMB