
TIRANË- Nazime Mulla dhe Glesantina Saraç, infermiere dhe kryeinfermiere në azilin ku u vra i moshuari, Virxhil Vesho, akuzohen se kanë tentuar të fshehin krimin e rëndë. Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se të dyja, nga këqyrja e kamerave të sigurisë, ka rezultuar se e kanë nxjerrë trupin dhe kanë pastruar gjakun. Më pas kanë njoftuar një agjenci funerale.
Ato kanë deklaruar se i moshuari humbi jetën pasi u rrëzua. Por pas këqyrjes së trupit të viktimës, agjencia funerale e ka kthyer trupin pas, pasi dyshonin se shenjat nuk ishin nga rrëzimi, por shenja të tjera dhune.
Rreth orës 04:00, Shehi dhe Virxhil Vesho debatuan për krevatin. Më pas, Shehi e qëlloi Veshon me shkop në kokë e trup duke e lënë të vdekur. Shehi është arrestuar.