Aktualitet

Dhuna çnjerëzore ndaj Klea Prengës, shpallen në kërkim motrat Antonela dhe Mariela Berisha

Vajza i ka postuar pamjet e rënda në Instagramin e saj dhe vihet re se njërën faqe e ka totalisht të çarë, ndërkohë që ka gjak në gjithë trupin.

F.m
Dhuna çnjerëzore ndaj Klea Prengës, shpallen në
Motrat Mariela dhe Antonela Berisha

TIRANË- Motrat Mariela dhe Antonela Berisha janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pasi akuzohen se kanë dhunuar në mënyrë makabre një vajzë të identifikuar si Klea Prenga. Burime zyrtare konfirmuan për ZËRI-n se motrat po kërkohen nga autoritetet që një natë më parë, kur ka ndodhur dhe dhunimi brutal. Ato nuk janë gjetur në banesë.

Vajza i ka postuar pamjet e rënda në Instagramin e saj dhe vihet re se njërën faqe e ka totalisht të çarë, ndërkohë që ka gjak në gjithë trupin. Si duket dhe nga fotot, ajo i është nënshtruar ndërhyrjes mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut. 

Arsyeja për këtë ngjarje, nisur nga komentet duket se është bërë një marrëdhënie mes të dhunuarës dhe bashkëshortit të Mariela Berishës, Mir Pepa, megjithatë nuk është ende e qartë, sepse në një koment, vetë Klea pretendon se nuk i njeh motrat.

Poll

MOS HUMB