Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, GJKKO nxjerr nga qelia Genti Nderjakun

Ndërsa, SPAK për Genti Nderjakun kërkoi 9 vite burgim, që me gjykim të shkurtuar ulet në 6 vite.

I.F
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, GJKKO nxjerr nga qelia Genti Nderjakun
Genti Nderjaku

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” Genti Nderjakun, i cili akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Sipas vendimit të GJKKO, Nderjakut i përfundoi afati i paraburgimit dhe për këtë arsye është lënë i lirë.

Genti Nderjaku është emër i njohur për drejtësinë, pasi dyshohet se ka marrë pjesë edhe në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji dhe Aleksandër Lahos, njohur si “Rrumi i Shijakut”, gjatë së cilit u vra shoferi Andi Maloku.

Ndërsa, SPAK për Genti Nderjakun kërkoi 9 vite burgim, që me gjykim të shkurtuar ulet në 6 vite.

“Kërkuesi Genti Nderjaku (i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi I narkotikëve” kryer në formën e veҫantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, atribuar me date 18.07.2023) me datë 28.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

“Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit, për shkak të mbarimit të afatit të paraburgimit”. Po ashtu, kërkuesi Julian Pjetri (i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veҫantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, atribuar me datë 18.07.2023) me datë 28.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

“Shuarje e masës së sigurimit, për shkak të humbjes së fuqisë së paraburgimit”. Kërkesat e mësipërme janë bashkuar në një të vetme me vendim të ndërmjetëm, të dates 30.10.2024”, thuhet në njoftimin e GJKKO.

Disa muaj më parë, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dërgoi për gjykim 9 anëtarët e grupit kriminal që organizuan atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj. SPAK ka dalë në përfundimin se porositësi ka qenë Plaurent Dervishaj, i cili prej disa vitesh fshihet në Dubai. "Porosinë" për të hequr qafe ish-hetuesin, Dervishaj ia besoi Ramazan Rrajës, i cili në bashkëpunim me Arjol Halilaj kryen atentatin që viktimën e vetme pati shoferin e Ndojt, Andi Malokun. Të pandehurit: Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil), Ramazan Rraja, Bashkim Haxhija dhe Julian Pjetri, janë identifikuar si organizatorë, financues, ekzekutorë dhe ndihmës në atentatin ndaj Ndojit dhe në disa ngjarje të tjera kriminale. /ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB