Aktualitet

U ankua për zhurmën në lokal, 6 persona sulmojnë qytetaren dhe Policinë

Deri më tani Policia njoftoi se janë arrestuar 4 persona dhe po hetohen dy të tjerë

I.F
U ankua për zhurmën në lokal, 6 persona sulmojnë qytetaren
Foto ilustruese

TIRANË- Një qytetare në Tiranë u ankua në polici për zhurmat që vinin nga një lokal pranë shtëpisë së saj, ka denigruar deri në përleshje fizike mes saj, Policisë së Tiranës dhe 6 personave të tjerë. Deri më tani Policia njoftoi se janë arrestuar 4 persona dhe po hetohen dy të tjerë. Ata akuzohen për veprat penale "kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "goditjet për shkak të detyrës", "kanosja për shkak të detyrës" dhe "prishja e qetësisë publike".

“Komisariati nr. 2 njoftoi sot (31 Tetor) se agjentët e Seksionit të Hetimit të Krimeve prangosën pas procedurave të para të dyshuarit E. Sh., 40 vjeç, A. K., 21 vjeç, E. P., 21 vjeç, D. O., 21 vjeç, banues në Tiranë. Incidenti ndodhi në zonën e "Tiranës së re".

Ata janë të dyshuar për veprat penale "kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "goditjet për shkak të detyrës", "kanosja për shkak të detyrës" dhe "prishja e qetësisë publike".

Gjithashtu proceduan në gjendje të lirë shtetasit O. S., 21 vjeç, dhe E. L., 51 vjeçe, për veprat penale "mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "prishja e qetësisë publike".

“Këta persona, mbrëmjen e djeshme (30 Tetor), në rrugën "Tish Daija", kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanosur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, si dhe një qytetare që kishte njoftuar shërbimet e policisë për prishje të qetësisë publike, në një lokal”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Të 4 të arrestuarit dhe dy të hetuarit i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë”, njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB