Aktualitet

Atentati ndaj Kristjan Markut, dyshime se autorët janë nga Vlora, kamerat kapin momentin e sulmit

Autorët kanë qëlluar me 13 plumba drejt viktimës dhe makina e tij është përplasur me trafik ndarësen.

I.F
Atentati ndaj Kristjan Markut, dyshime se autorët janë nga Vlora,
Kristjan Marku

VLORË- Pothuajse kanë kaluar një ajvë nga ekzekutimi i Kristjan Markut në autostradën Fier -Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë. Mësohet se grupi hetimor ka siguruar imazhet e makinës së autorit dhe të viktimës nga kamerat e sigurisë së karburantit. Sipas “Report TV”, në pamjet e siguruara dallohet momenti i kalimit të dy automjeteve.

Sipas pamjeve, autorët kanë qenë duke ndjekur viktimës dhe më pas duke iu afruar me sinjalin ndezur, duke u përpjekur ta parakalojnë, kanë qëlluar drejt tij. Sipas dëshmitarëve, fillimisht është dëgjuar një e shtënë dhe më pas, makina e autorëve me sinjal ndezur ka parakaluar makinën që drejtohej nga Kristjan Marku, dhe kanë qëlluar drejt tij. Autorët kanë qëlluar me 13 plumba drejt viktimës dhe makina e tij është përplasur me trafik ndarësen.

Sipas dyshimeve të para, autorët mund të jenë nga Vlora, ose persona të tjerë që e njohin mirë territorin i kanë ndihmuar. Kjo pistë hetimore është ngritur për shkak të dinamikës së ngjarjes, nga vjedhja e targave të oficerit të policisë dhe përdorimi i tyre në atentat, deri tek largimi i autorëve. Sipas grupit hetimor, nëse zbardhet vjedhja e targës, hetimi do të jetë më i lehtë për të zbardhur ngjarjen. Grupi hetimor shprehet se vrasja e kryer teksa automjetet është në ecje është bërë nga persona me eksperiencë. Policia e Vlorës po vijon të marrë persona në pyetje, ndërkohë kamerat janë duke u shqyrtuar edhe në bizneset që ndodhen në Njësinë Administrative Novoselë, për të parë nëse mjeti i autorëve ka qarkulluar në zonë.

Deri tani 3 persona dyshohet se kanë qenë autorët e ekzekutimit të Kristjan Markut i njohur edhe si Kristjan Bardhi. Marku ka marrë tre plumba që i morën jetën në vend. Ndërkohë, makina e përdorur nga autorët për vrasjen e 30-vjeçarit Kristjan Marku në Novoselë është gjetur e djegur rreth 100 metra larg vendngjarjes. 30-vjeçari është nipi i Martin Bardhit të vrarë në Rrëshen në Shtator të vitit 2023. Për këtë ngjarje u vu në pranga Martin Bardhi, ndërsa në kërkim u shpallën djali i tij, Enrik Bardhi dhe nipi Kristjan Marku, i cili tashmë është pjesë e listës së gjatë të viktimave të familjes Bardhi./ZËRI

Poll

MOS HUMB