Aktualitet

I dënuar me burg në Belgjikë për trafik njerëzish, 41-vjeçari shqiptar publikon foto duke luajtur golf në Londër

Për një shqiptarë të fshehur në rimorkion e kamionit ata merrnin 8.000 paund ndërsa në kabinën e shoferit 13.000 paund.

I.F
I dënuar me burg në Belgjikë për trafik njerëzish,
Kujdesi Dauti

LONDËR- Një 41-vjeçar shqiptar, i cili është dënuar me 7 burg në Belgjikë, nën akuzën e trafikut të njerëzve publikon foto duke luajur në Angli. Gazeta britanike “The Sun” ka shkruar se prej 7 vitesh, 41-vjeçari Kujdes Dauti ka bllokuar me sukses ekstradimin në Belgjik, ku është dënuar me 7 vite burg.

Dauti, u arrestua në vitin 2018 në Londër, pasi Belgjika lëshoi një urdhër-arresti ndaj tij.  Megjithëse kanë kaluar shtatë vite nga miratimi ekstradimit drejt Belgjikës ai ka mundur me sukses për një procesi apelimi ta bllokojë atë. Gjatë kohës kur gjykata ekstradimeve e la të lirë me kusht, Kujdesi Dauti, i cili banon në Elm Park në Lindje të Londër është përfshirë në një tjetër krim.

Kujdesi Dauti në vitin 2023 pranoi akuzat për grabitje makine dhe është në pritje të marrjes së dënimit. Për t’u ekstraduar drejt Belgjikës bashkë me Kujdesi Dutin në Angli janë arrestuar edhe dy shqiptarë të tjerë, Alket Dauti dhe Sabah Zeka. Alket Dauti i lindur në fshatin Golaj të Kukësit, sipas prokurorëve belg ishte drejtuesi i një rrjeti kriminal në trafikun e shqiptarëve me kamion drejt anglisë. Ai u ekstradua në Belgjikë në vitin 2019 ku duhet të vuajë dënimin prej 12 vitesh burg. Sabah Zeka një tjetër anëtar i grupit të Alket Dautit u arrestua në Londër në 2018 dhe ende nuk është ekstraduar për të vuajtur dënimin me 7 vite burg në Belgjikë.

Për një shqiptarë të fshehur në rimorkion e kamionit ata merrnin 8.000 paund ndërsa në kabinën e shoferit 13.000 paund.

Gazetarët e The Sun kontaktuan me Kujdes Dautin, por ai iu kërkoi që të mos publikojnë asgjë për të. Por, gazetarët i thanë se është në interes të publikut, ai tha se nuk i intereson.  

“E kujt i plas për publikun”, tha ai.

Ndërsa prokuroria belge, i tha “The Sun” se “kjo është një çmenduri”.

“Ai ka shtatë vite që është dënuar dhe vijon mos të jetë pas hekurave. Ai është duke luajtur me sistemin britanik të drejtësisë”, u përgjigj përmes një deklarate prokuroria belge “The Sun”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB