Aktualitet

Grabiti një banesë në Shkodër, arrestohet 34-vjeçari

Gjatë arrestimit të të riut, efektivët sekuestruan disa nga sendet e grabitura.

I.F
Grabiti një banesë në Shkodër, arrestohet 34-vjeçari
FOTO ILUSTRUESE

SHKODËR- Një 34-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi grabiti një banesë. Sipas Policisë, në pranga ka rënë Besard Hasani, i cili ka hyrë në një banesë dhe ka vjedhur një sasi eurosh, disa bizhuteri, një televizor dhe sende të ndryshme. Ishte vetë pronari i banesës që denoncoi në Polici se i kanë grabitur disa sende me vlerë në shtëpinë e tij.

Gjatë arrestimit të të riut, efektivët sekuestruan disa nga sendet e grabitura.

“Pas hetimeve intensive dhe veprimeve të shpejta, Policia identifikoi dhe lokalizoi autorin e dyshuar, shtetasin Besard Hasani, 34 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan një sasi eurosh, disa bizhuteri, një televizor, sende të ndryshme, dy celularë dhe një automjet, të cilët dyshohet se janë përdorur në kryerjen e krimit”, njofton Policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB