Aktualitet

Abuzimi me FONDET e BE/ Ç’deklaronte Ilir Beqaj kur pyetej për Kurtulajn: E kam mik!

Por çfarë deklaronte ish-ministri pak muaj më parë kur pyetej për lidhjen e tij me Kurtulajn, të cilit i kishte marrë dhe makinën për ta përdorur gjatë kohës kur thirrej në SPAK, detaj ku që nuk i shpëtoi hetuesëve që bënë lidhjen mes tyre.

k.m.

Abuzimi me FONDET e BE/ Ç’deklaronte Ilir Beqaj kur pyetej për
Ermal Kurtulaj dhe Ilir Beqaj

TIRANË- Një urdhër nga SPAK ka vendosur në pranga sot ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Por arrestimit nuk i ka shpëtuar as miku dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Ermal Kurtulaj. Por çfarë deklaronte ish-ministri pak muaj më parë kur pyetej për lidhjen e tij me Kurtulajn, të cilit i kishte marrë dhe makinën për ta përdorur gjatë kohës kur thirrej në SPAK, detaj ku që nuk i shpëtoi hetuesëve që bënë lidhjen mes tyre.

“Nuk di t’i jap makinës, prandaj tij me automjetin e të tjerëve, nuk kam pasur kurrë dëshmi drejtimi,”- përgjigjej Beqaj kur u pyet nga gazetarët se pse përdorte automjetin e Ermal Kurtulajt.

 

“Ermal Kurtulajn e njoh prej më shumë se 15 vitesh. E kam njohje të hershme. Që nga maj 2022 ka punuar jo në SASPAC, por në një projekt që ndiqej edhe nga SASPAC,”-shtoi Beqaj për mediat një prej herëve të shumta që ishte thirrur në SPAK, duke e cilësuar të riun si mik, ndërkohë që për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Kurtulaj nuk ishte gjë tjetër veçse sekseri i tij. 

Përveç Beqaj dhe Kurtulaj, në pranga sot kanë përfunduar edhe Alfred Nikolla, ndërsa Gazmend Haxhia dhe Elton Marini janë lënë në masën e sigurisë "arrest shtëpie". Për Bledar Lekën dhe Bjona Zijaj, është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje. Ilir Beqaj ka abuzuar me fondet e BE gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAC. Përmes njerëzve të besuar ku njëri prej tyre është Ermal Kurtulaj, drejtues i projektit Eusair, pranë Agjencisë, ata dyshohet se kanë përfituar shuma të mëdha parash, përmes faturave fiktive për shërbime të pakryera të lëshuara nga biznese të ndryshme në Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB