Aktualitet

Kanabis dhe kokainë në banesë, arrestohet 30-vjeçarja kolumbiane në Durrës

Gjatë kontrollit në banesën e 30-vjeçares me iniciale N. U., u gjetën kanabis dhe kokainë.

k.m.
Kanabis dhe kokainë në banesë, arrestohet 30-vjeçarja
Foto ilustruese

DURRËS- Një 30-vjeçare nga Kolumbia u vu në pranga në Durrës, pasi u kap me lëndë narkotike. Gjatë kontrollit në banesën e 30-vjeçares me iniciale N. U., u gjetën kanabis dhe kokainë.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Durrës

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasen N. U., 30 vjeçe, banuese në Komumbi, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe kontrollit në banesën e saj, iu gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndëve narkotike cannabis dhe kokainë. Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin G. H., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB