Aktualitet

E PLOTË- 3 në pranga dhe dy në arrest shtëpie, kush janë bashkëpunëtorët e Beqajt në dosjen e abuzimit me fondet e BE

Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatura dhe ishte ministër i Shëndetësisë nga viti 2013 deri në vitin 2017

E.K
E PLOTË- 3 në pranga dhe dy në arrest shtëpie, kush
Ilir Beqaj

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksioni i SPAK, që çoi në pranga ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, dhe dy persona të afërt të tij. Në total prokuroria ka lëshuar 7 masa sigurie, 3 arrest me burg, dy arrest shtëpie dhe dy të tjera detyrim paraqitje. 

Mësohet se tre personat ndaj të cilëve është dhënë masa e arrestit me burg, janë ish-ministri Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla. Masa e arrestit shtëpiak është dhënë për dy shtetasit Gazmend Haxhia dhe Elton Marini.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar kontroll banese për dy shtetasit Bledar Leka dhe Bjona Zijaj, për të cilët është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje. 

Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatura dhe ishte ministër i Shëndetësisë nga viti 2013 deri në vitin 2017. Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi.

Pasi ish-ministri i Shëndetësisë u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

Si pjesë të hetimit, Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH, ndërmori më 27 dhjetor një seri bastisjesh të banesave, bizneseve, automjeteve, si dhe kontrollin personal për tetë të dyshuar, përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj dhe shoferin e tij, Arben Dani.

Përveç hetimit për abuzimit me fondet e SASPAC, Ilir Beqaj është nën akuzë për shpërdorim detyrë për kontratën koncesionare për instrumentet kirurgjikale./ZËRI 

ZERI POLL

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e shihni ju nismën e marrë nga qeveria?

  • E nevojshme, por duhej vepruar pas sezonit
  • E gabuar, godinat janë ndërtuar, të legalizohen
  • Nuk kam asnjë mendim

MOS HUMB