Aktualitet

U arrestua në banesë, pamjet kur Ilir Beqaj dërgohet në drejtorinë e Policisë së Tiranës

Ilir Beqaj dhe dy njerëz të besuar të tij, u vunë në pranga mëngjesin e sotëm nga Policia e Tiranës, me urdhër të SPAK

E.K
U arrestua në banesë, pamjet kur Ilir Beqaj dërgohet në
Ilir Beqaj

TIRANË- Kanë dalë pamjet e para pas arrestimit të ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj. Ai është vënë në pranga rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm në ambientet e banesës së tij, dhe më pas është dërguar në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës.

Ilir Beqaj ka abuzuar me fondet e BE gjatë kohës që drejtonte agjencině SASPAC. Përmes njerëzve të besuar ku njëri prej tyre është Ermal Kurtulaj, drejtues i projektit Eusair, pranë Agjencisë, ata dyshohet se kanë përfituar shuma të mëdha parash, përmes faturave fiktive për shërbime të pakryera të lëshuara nga biznese të ndryshme në Tiranë.

Burime bëjnë me dije për ZËRIN se në pranga janë vënë Ermal Kurtulaj, një nga njerëzit më të besuar të Beqajt, si dhe shtetasi Alfred Nikolla. Ermal Kurtulaj ka qenë koordinatori i projektit EUSAIR, projekt i rëndësishëm i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Mësohet se në total janë lëshuar 5 urdhër-arreste, ku për tre prej tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” dhe për dy të tjerë masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Pasi ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive./ZËRI 

Poll

MOS HUMB