
TIRANË- Gazetarja Afrovita Hysaj ka rrëfyer detaje sa i përket ngjarjes së rëndë të përdhunimit të 26-vjeçares në Vlorë por dhe për kërcënimin e saj nga babai i njërit prej autorëve. Ajo deklaron se në fillim ka raportuar se nuk kanë qenë tre persona ashtu siç raportoi Policia në raportin paraprak por katër.
Në një lidhje me “Euronews Albania”, Hysaj tregon se ajo vetë nuk ka përmenduar as emrin dhe as inicialet e personit të katërt por pavarësisht kësaj është kërcënuar nga Albert Deliaj, i cili rezulton të jetë dhe pronar i një TV lokal në Vlorë, “61+ Vlora
Afrovita Hysaj: Dua të saktësoj se sipas asaj që unë kam shkruar dhe raportuar, është aluduar dhe i kam mëshuar faktit se kanë qenë katër persona dhe jo tre persona në ambientin e barit, por nuk kam dhënë asnjë detaj, indicie, inicialese kush është perosni i katërt. Mediat, portalet kanë përmendur një emër që është djali i administratorit të televizionit lokal të Vlorës. E theksoj nga unë si gazetare nuk është përmendur emri. Emri si personi i katërt i përfshirë në këtë ngjarje, i publikuar në këtë ngjarje duket se ka sjellë acarimin e babait të djalit të përmedur, i cili ka telefonuar dhe ka dërguar mesazhe kërcënuese. Janë kërcënuer dhe gazetarë të tjerë që të hiqnin dorë nga trajtimi i këtij lajmi, nuk flas vetëm për administratorin e televizionit lokal por dhe për persona të tjerë.
Sipas saj vajza ditën që është dërguar në spitalin e Vlorës ka qenë në gjendje shoku dhe shton dyshime se si ajo mund të ketë ndryshuar dëshminë, pasi nuk komunikonte dot.
Afrovita Hysaj: Ditën që vajzës i është marrë dëshmia, datën 23, unë e kam takuar personalisht dhe jam munduar të komunikoj me vajzën. Nuk fliste, nuk reagonte, tundte vetëm kokën dhe komunikonte vetëm me sy. Nuk e di si në atë gjendje i është marrë deklarata dhe kjo vajzë paska deklaruar se ka shkuar me dëshirë. Prandaj them se mbetet e dyshimtë si situatë.
Këtë të mërkurë Prokuroria e Vlorës kërkoi masën e sigurisë "arrest me burg" për 4 personat e akuzuar. Zëri.ai zbardhi në mënyrë të plotë historinë e përdhunimit të dyshuar të vajzës, që ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës. Vajza dhe djemtë kanë qenë duke konsumuar darkën së bashku, ku dyshohet se kanë marrë dhe lëndë narkotike, dhe më pas 3 prej tyre dyshohet se kanë kryer marrëdhënie me dhunë me 26-vjeçaren.
Ndërkohë që lidhur me çështjen, "luftë" po bëhet edhe jashtë sallës së gjyqit. Drogimi dhe përdhunimi në grup i një 26-vjeçareje në Vlorë është kthyer në një përplasje virtuale mes një televizioni lokal, "6+1 Vlora" dhe gazetares Afrovita Hysaj.
Hysaj po përballet me një sulm në rrjetet sociale nga ‘TV 6+1VLORA’, pasi deklaroi se në drogimin e të resë, e cila ndodhet ende e shtruar në spital, kanë marrë pjesë jo tre, por katër persona. U aludua në fillim që një prej tyre, ishte djali i pronarit të '6+1 Vlora', Albert Deliaj, Klevisi. Kështu nisi dhe linçimi publik ndaj gazetares, e cila një natë më parë u kërcënua dhe me jetë./Zëri.ai