
VLORË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vizituar këtë të mërkurë në spitalin e Vlorës, 26-vjeçaren e përdhunuar dy ditë më parë nga katër të rinj. Për mediat, Balla tha se Policia do i ofrojë mbrojtje të resë dhe ftoi qytetarët që të kenë besim tek drejtësia.
Taulant Balla: Nuk është e vërtetë që policia ka vepruar me vonesë. Emrat e fajtorëve i cakton prokuroria, lëreni të bëjë punën e vet. Të bëhemi të gjitha bashkë sepse vajza mund të ishte motra e secilit prej nesh. Dhuna me bazë seksuale dhe gjinore nuk është e re, por është krijuar kulturë pandëshkueshmëri, ju garantoj se do të marrë fund. Jam këtu për të mbështetur këtë vajzë, që ka rënë pre e kësaj dhune. Vajzë nga një zonë rurale që ka ardhur në Vlorë për të punuar dhe mbështetur familjen e vet. Kam ardhur t’i ofroj mbështetje kësaj vajze dhe familjes së saj. Kini besim tek drejtësia. Prokuroria e Vlorës po e heton këtë çështje,
Si është gjendja e vajzës?
"Unë dua të gjej të drejtën se kush është. Nuk jemi as në qiell, as në tokë. Duam vetëm të vërtetën. Te spitali kishte shkruar nëna e një djali dhe kishte folur me vajzën. Kështu më tha. Vajzën e çuan sërish në spital. Po të gjitha po ja bëjnë."
Dëshmia e 26-vjeçares i jep njëherë e mirë fund diskutimeve se a pati abuzim seksual me të, mbrëmjen e të shtunës në bar-hotel-restorantin në Vlorë. Zëri.ai e investigoi që prej të hënës ngjarjen duke detyruar institucionet të bëjnë drejtësi. Albi Ceno dhe Oltjano Tahiri janë pas hekurave, ndërsa në kërkim është Gentjano Mehmeti. Një person i katërt V.K., akuzohet se është përfshirë në ngjarje duke ofruar drogën për grupin. Tre të rinjtë e droguan të renë dhe më pas abuzuan seksualisht me të./Zëri.ai