Aktualitet

Vajza e përdhunuar në Vlorë "thyen" heshtjen: Nuk kam ndryshuar dëshminë, më droguan me detyrim

E reja ka treguar se familjarët e djemve e kanë kërcënuar të tërheq dëshminë. 

Fjola Graçi
Vajza e përdhunuar në Vlorë "thyen" heshtjen: Nuk kam
Foto ilustruese

TIRANE- Dëshmia e vajzës 26-vjeçare në Vlorë thellon më tej skandalin me historinë e zbardhur nga "Zëri.ai". Siç edhe kemi raportuar prej 3 ditësh, vajza është droguar dhe më pas përdhunuar nga 3 persona. Vetë viktima ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të flasë në emisionin "Me Zemër të Hapur". E reja ka treguar se familjarët e Oltjan Tahirit e kanë kërcënuar të tërheq dëshminë. 

"Nesër do të shkoj përsëri në Poloici. Dëshmia është dhënë dy herë dhe është e njëjta dëshmi, që atyre personave nuk ju falet. Më ka ardhur mamaja e njërit nga ata dhe shoku i njërit prej tyre. Më kanë kërkuar të ndryshoj dëshminë dhe më kanë kërcënuar, të tërheq dëshminë dhe denonciminë. Nuk kam qenë në gjendje të kthej përgjigje. Ishin dy persona. Unë e dija të ndarë jo të martuar, si çdo person e kupton.

Alkooli dhe lëndët narkotike janë pirë te lokali Barak. më pas nuk mbaj më mend se çfarë kanë hedhur në pije. Drogën ma dhanë me detyrim. Ka qenë ora 9:30 e darkës. Kanë qenë O... A...dhe G... Mbaj mend që ata ishin te lokali. Kur më doli narkoza, doktorët më thanë që je abuzuar, nuk mbaj mend gjë tjetër. "-tha vajza.

Edhe mamaja e vajzës ka deklaruar se vajza e saj prej të shtunës gjendet në gjendje të vështirë qoftë shëndetësorel, qoftë emocionale, ndërkohë që gjatë ditës së sotme, pritet që të merret sërish në pyetje nga ana e policisë së Vlorës. Po ashtu pritet që të dalë dhe ekspertiza mjekësore që i është bërë të resë. Gjatë ditës së sotme dolën në Gjykatë Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri, të cilët u lanë në masën e sigurisë arrest me burg. E njëjta masë u dha në mungesë dhe për Gentian Mehmetin dhe 36-vjeçarin V.K.

/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB