
VLORË- Nëna e 26-vjeçares që ra pre e përdhunimit në grup në Vlorë ka treguar detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë. Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur”, nëna e 26-vjeçares tregoi në një bisedë telefonike se vajza e saj kishte qenë në një lokal në Vlorë me një shokë, ku kishte pirë disa pije. Pikërisht në pije mendohet se i ishte hedhur lënda narkotike. Pasi sipas saj, pas pijes, vajza nuk mbante më mend asgjë.
"Vajza ka ardhur në shtëpi dje që doli nga spitali. Me telefonin tim foli me ju vajza. Ajo tregon se vajti në lokal me një shok për të pirë. Ishte në banjo, i kishte hedhur drogën në gotë, i kishte thënë edhe këtë gotë do ta pish. Në spital nuk e di kush e ka dërguar. Nuk e di të të them. Ne duam të gjejmë të vërtetën. Tani shteti të veprojë. Kërcënime nuk kemi pasur. Tek spitali kishte shkuar e ëma e një djali tek vajza. Më tha vajza që kishte shkuar,"-tha e ëma e 26-vjeçares.
PJESË nga INTERVISTA:
Kush e ka çuar vajzën?
-Nuk e di se kush. A policia apo….
Si është gjendja e vajzës?
-Unë dua të gjej të drejtën se kush është. Nuk jemi as në qiell, as në tokë. Duam vetëm të vërtetën. Te spitali kishte shkruar nëna e një djali dhe kishte folur me vajzën. Kështu më tha. Vajzën e çuan sërish në spital. Po të gjitha po ja bëjnë.
Dëshmia e 26-vjeçares i jep njëherë e mirë fund diskutimeve se a pati abuzim seksual me të, mbrëmjen e të shtunës në bar-hotel-restorantin në Vlorë. Zëri.ai e investigoi që prej të hënës ngjarjen duke detyruar institucionet të bëjnë drejtësi. Albi Ceno dhe Oltjano Tahiri janë pas hekurave, ndërsa në kërkim është Gentjano Mehmeti. Një person i katërt V.K., akuzohet se është përfshirë në ngjarje duke ofruar drogën për grupin. Tre të rinjtë e droguan të renë dhe më pas abuzuan seksualisht me të./Zëri.ai