Aktualitet

Përdhunimi i të resë, zbulohet EMRI/ Ja kush ishte "i katërti" në tavolinë

Personi që gjithashtu ka qenë në tavolinë me Albi Cenon, Oltjan Tahirin, Gentian Mehmetin është Viljon Kapaj.

k.m.
Përdhunimi i të resë, zbulohet EMRI/ Ja kush ishte "i
Foto ilustruese

VLORË- "Zëri.ai" ka zbuluar emrin e personit të katërt që ndodhej në tavolinë, natën që u përdhunua 26-vjeçarja nga Vlora. Personi që gjithashtu ka qenë në tavolinë me Albi Cenon, Oltjan Tahirin, Gentian Mehmetin është Viljon Kapaj. Edhe ky i fundit, njëjtë si Mehmeti është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit dhe ende nuk është vendosur në pranga. 

Ndërkohë që sot, dëshmia e 26-vjeçares i jep njëherë e mirë fund diskutimeve se a pati abuzim seksual me të, mbrëmjen e të shtunës në bar-hotel-restorantin në Vlorë. Zëri.ai e investigoi që prej të hënës ngjarjen duke detyruar institucionet të bëjnë drejtësi. Sipas dinamikës që ka zbuluar Kapaj është personi që i ka ofruar drogën grupit të djemve që më pas abuzuan seksualisht me të renë. Kjo e fundit për herë të parë foli sot duke konfirmuar se me të është abuzuar seksualisht.

Vajza 26-vjeçare tregoi se është kërcënuar nga familja e Albi Cenos, njërit prej djemve të arrestuar. Viktima tregoi se e ëma i ka kërkuar të ndryshojë dëshminë dhe të shfajësojë të birin, në të kundërt do të përballet me rrezikun që i kanoset nga shokët e tij që janë jashtë burgut. Por deri më tani për këtë çështje nuk ka asnjë procedim të ri penal./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB