Aktualitet

'Nuk jeton më', babai i Leo Roçit zbulon bisedën me çiftin serb që gjetën celularin e të riut të zhdukur

Ai ka treguar bisedën që kanë pasur me gruan e një doganieri, e cila ka treguar se Leo është dhunuar dhe gjakosur, ndërsa ka shtuar se nuk jeton më.

E.K
'Nuk jeton më', babai i Leo Roçit zbulon bisedën me
Leo Roçi

TIRANË- Babai i Leo Roçit, të riut nga Dibra, i cili vijon të jetë i zhdukur prej disa ditësh ka dhënë detaje këtë të mërkurë në lidhje me zhdukjen e të birit. Ai ka treguar se kontakti i fundit i të birit ka qenë me dajën, ndërsa shtoi se më pas djali i ka dërguar djalit të dajës një video nga kufiri serbo kroat. Ndërsa shton se ai vetë nuk ka pasur komunikim me të birin. Ai ka deklaruar se disa orë pas zhdukjes telefoni i të birit ka qëndruar i ndezur dhe më pas është fikur. Ai ka treguar bisedën që kanë pasur me gruan e një doganieri, e cila ka treguar se Leo është dhunuar dhe gjakosur, ndërsa ka shtuar se nuk jeton më. Babai deklarata i ka bërë për emisionin “Me Zemër të Hapur”.

“Nuk e kuptonin se çfarë thoshte, bisedoi vajza ime që ishte në Maqedoni. Na ka thënë që e dimë se ku është personi, por nuk mund t’ju tregojmë. Ka thënë që nuk dua të tregoj më shumë. Pastaj ka thënë që është torturuar masakruar, me tutje nuk di dhe se për çfarë ka ardhur në Serbi. Atë ditë e ka mbajtur telefonin hapur kur ka ardhur i shoqi ka komunikuar me dhëndrin tim që di serbisht, i ka thënë që dokumentet i kam gjetur tek tabela ku lexon “Bojokva,” që futesh tek dogana, vendi ku është përleshur çuni ku i kanë rënë dokumentet’.Ka thënë dokumentet i kam kur të doni hajdeni dhe merreni. Donin të dinin arsyen pse djali ka shkuar në Serbi dhe ku donte të shkonte. Nuk e di a është në burg, apo është i vdekur. Gruaja e doganierit na tha që është torturuar edhe i gjakosur, në një rast na thënë që “nuk jeton më”, tha babai I të riut.

Dëshmia:

Nuk e kuptonin se çfarë thoshte, bisedoi vajza ime që ishte në Maqedoni. Na ka thënë që e dimë se ku është personi, por nuk mund t’ju tregojmë. Ka thënë që nuk dua të tregoj më shumë. Pastaj ka thënë që është torturuar masakruar, me tutje nuk di dhe se për çfarë ka ardhur në Serbi. Atë ditë e ka mbajtur telefonin hapur kur ka ardhur i shoqi ka komunikuar me dhëndrin tim që di serbisht, I ka thënë që dokumentet i kam gjetur tek tabela ku lexon “Bojokva,” që futesh tek dogana, vendi ku është përleshur çuni ku i kanë rënë dokumentet’.

Ka thënë dokumentet i kam kur të doni hajdeni dhe merreni. Donin të dinin arsyen pse djali ka shkuar në Serbi dhe ku donte të shkonte. Nuk e di a është në burg, apo është i vdekur. Gruaja e doganierit na tha që është torturuar edhe i gjakosur, në një rast na thënë që “nuk jeton më”.

Nuk e di çfarë është bërë me djalin, nuk na japin të dhëna. Kemi video e biseda, kemi bërë denoncim. Gruaja ime dhe djali i vogël janë nisur drejt Serbisë. Është nisur nga Durrësi, tek dajat e tij dhe ka udhëtuar me autobus në Prishtinë më 19 Maj. Më tha që do iki të takoj djalin në Angli, e ka lënë 6 muajsh djalin dhe kur bisedonte në telefon i biri i thoshte ‘kur do të vish o babi’. Të nesërmen ka marrë taksinë drejt kufirin serbo-kroat pasi do të shkonte në Francë dhe më pas në Angli.

Komunikimi me djalin është ndalur tek dogana e Kroacisë. Ai ka folur për herë të fundit me dajën e tij. Komunikimi 02:30 të datës 21 Maj. E ka telefonuar daja i vet nga Zvicra, por nuk përgjigje. Për 15 orë telefoni ka qenë i ndezur, ne shikonim. Dy ditë është fikur telefoni, kur u ndez është përgjigjur një grua që fliste serbisht.

Leo Roçi rezulton i zhdukur prej 21 Majit. Ai është nisur me datë 19 maj me autobusin e linjës Durrës-Prishtinë. Pasi ka arritur në Prishtinë nuk ka patur biletë për më tej dhe ka fjetur në një hotel në kryeqytetin e Kosovës. Të nesërmen më 20 maj është nisur me një taxi për në Serbi nga dogana Merdare. Pasi ka kaluar doganën me taxi, taxia e ka çuar në autobusin që nisej për në Beograd. Prej andej me një taxi tjetër ka shkuar në piken kufitare Serbi-Kroaci, ku ka kontaktuar për herë të fundit me familjarët. Këta të fundit janë të shqetësuar pasi kanë dyshime se djalit mund ti ketë ndodhur ndonjë gjë e keqe nga personat me të cilët ai ka qenë në burg. Po ashtu ata shtojnë se dhe nusja e të riut dhe djali i mitur i tij janë në rrezik./ZËRI

Poll

MOS HUMB