Aktualitet

Avokati i Popullit dënon sulmin ndaj Sokol Mëngjesit: Është prekur besimi i qytetarëve

Avokati i Popullit shkruan se ky akt është një sulm i rëndë ndaj profesionit të avokatit dhe sistemit të drejtësisë në tërësi.

f.t
Avokati i Popullit dënon sulmin ndaj Sokol Mëngjesit: Është
Sokol Mëngjesi

TIRANË-Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me dhunimin barbar të avokatit Sokol Mëngjesi. Përmes një njoftimi, Avokati i Popullit shkruan se ky akt është një sulm i rëndë ndaj profesionit të avokatit dhe sistemit të drejtësisë në tërësi, duke minuar parimet themelore të drejtësisë dhe të shtetit të së drejtës.

"Dhuna ndaj avokatëve është e papranueshme dhe përbën një kërcënim serioz për të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve. Avokatët luajnë një rol kyç në mbrojtjen e të drejtave të individëve dhe në sigurimin e një procesi të drejtë gjyqësor. Sulmet ndaj tyre cënojnë jo vetëm integritetin e tyre fizik dhe profesional, por edhe besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Avokati i Popullit kërkon zbardhjen e ngjarjes nga autoritetet përkatëse dhe një hetim të shpejtë, të plotë e të paanshëm të këtij incidenti, duke kërkuar ndjekjen penale të autorëve dhe sigurimin e mbrojtjes së duhur për avokatët në ushtrimin e detyrës së tyre. Avokati i Popullit qëndron në solidaritet me avokatin Sokol Mëngjesi dhe me të gjithë avokatët që përballen me sfida dhe rreziqe në përmbushjen e detyrave të tyre profesionale,"-thuhet ne reagim.

Si pasojë e dhunës avokati Sokol Mëngjesi ka pësuar dy fraktura pas koke dhe dëmtime te zona e ballit për shkak të dhunës së ushtuar ndaj tij mëngjesin e sotëm. Po ashtu ai ka pësuar një hemorragji të vogël në tru. Gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe ndodhet në intubim. Mëngjesi u sulmua nga 3 persona, të veshur me të zeza dhe me kapele, menjëherë sapo la fëmijën e tij të mitur në kopshtin që ndodhet në zonën e ish-Bllokut./ZËRI

Poll

MOS HUMB