Aktualitet

Ishte duke punuar në rafinerinë e naftës, rrëzohet nga shkallët 51-vjeçari, përfundon në spital

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:30, kur 51-vjeçari i identifikuar me inicialet A.Rr., u rrëzua nga shkallët teksa punonte.

k.m.
Ishte duke punuar në rafinerinë e naftës, rrëzohet nga
Foto ilustruese

FIER- Një 51-vjeçar nga Fieri është lënduar teksa punonte në rafinerinë e naftës. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:30, kur 51-vjeçari i identifikuar me inicialet A.Rr., u rrëzua nga shkallët teksa punonte. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por fatmirësisht sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I PLOTË:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në spitalin e Fierit, është paraqitur për mjekim, shtetasi A. Rr., 51 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar nga shkallët, duke punuar në rafinerinë e naftës, në fshatin Drizë. Aktualisht ky shtetas ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB