Aktualitet

Dhunimi i 3-vjeçares, Ministria e Drejtësisë: Dje u krye ekspertiza mjekoligjore (7 ditë me vonesë)

Asnjë shpjegim se pse ekspertiza u krye 7 ditë me vonesë

E.K
Dhunimi i 3-vjeçares, Ministria e Drejtësisë: Dje u krye
Dhunimi i te mitures

TIRANË- Ministria e Drejtësisë ka reguar pas dhunimit të vajzës 3-vjeçare në kopshtin ‘Stinët’ në Tiranë. Në reagimin e Ministrisë thuhet se vajzës dje i është kryer ekspertiza mjekoligjore, vetëm pasi rasti u bë publik në media, dhe 7 ditë nga dhunimi i të miturës në ambientet e kopshtit.

Familjarët e të miturës kishin kërkuar që ekspertiza të kryhej që ditën kur vajza u dërgua në spitalin e Traumës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Për rastin u pezulluan 3 punonjës policie të komisariatit numër 1 në Tiranë, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me pronaren e kopshtit ku ndodhi dhunimi, në mënyrë që ngjarja të minimizohej.

Reagimi i Ministrisë së Drejtësisë:

Në lidhje me ngjarjen e fëmijës 3 vjeçe që është dëmtuar në një kopësht privat ju bëj me dije se, vendimi për kryerjen e ekspertimit për fëmijën e sipërpërmendur ka ardhur në 07.11.2023, në IML ( rreth ores 13.30) dhe menjëherë kemi ndërmarrë veprimet për kryerjen e aktin të ekspertimit.

Dje, në datë 08.11.2023, akti i ekspertimit i fëmijës u krye dhe u nis po dje, për në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ju faleminderit!

Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin Stinët ndodhi në datën 1 Nëntor. Drejtuesja e kopshtit, i cili vepronte pa licensë dhe në ilegalitet të plotë, ka tentuar ta fshehë ngjarjen, duke iu thënë prindërve të së miturës, se këmba i ishte ënjtur si pasojë e një pickimi. Por pamjet e transmetuara në emisionin Stop vërtetuan të kundërtën, ku shihej edukatorja që dhunonte të miturën, teksa fëmijët ishin duke fjetur gjumin e drekës. Për dy orë 3-vjeçarja u mbajt duke qarë në kopsht, dhe më pas u bë njoftimi i prindërve të saj, të cilët u përballën dhe me sjelljen arrogante dhe aspak profesionale të punonjësve të policisë, 3 prej të cilëve u pezulluan nga Muhamet Rrumbullaku. /Zëri.ai

Poll

MOS HUMB