
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të dhunimit të 3-vjeçares në kopshtin privat "Stinët" në kryeqytet. Në pamjet e reja filmike të publikuara nga emisionin "STOP" duket qartë se edukatorja e ka dhunuar të voglën duke e rrëzuar kështu dëshminë e saj të dhënë me herët se nuk ka ushtruar dhunë fizike mdaj të miturën.
Në pamje tregohet qartë sesi vajza dhunohet nga edukatorja, Majlinda Dehima deri në thyerjen e këmbës. Në materialin filmik dëgjohet zhurma e thyerjes, qarja e vajzës dhe të sharat e edukatores nga të miturës.
"Kam goditur me vizore vetëm tek karrigia për t’i tërhequr vëmendjen vajzës për në mësim. Rreth orës 15 e 3 minuta, vajza ka nisur të qajë dhe pas kontrollit që i kam bërë, kam parë që këmba ka qenë e enjtur. Më pas, njoftova menjëherë drejtoreshën e kopshtit. Mendoj që vajza e ka lënduar këmbën tek hapësirat e krevatit", deklaronte edukatrja para efektivëve, por...e vërteta është ndryshe.
ORA 13:46 – Vajza qan
Edukatorja 1: Pusho moj… Ua… Ku je ktu mi?!
ORA 13:47 – Futet edukatorja Majlinda Dehima – Dëgjohen goditje
Edukatorja 2, Majlinda Dehima: Çfarë bën ti mi?! Çfarë bën ti mi?! Hë çfarë bën? Çfarë bën mi?! Pse ta kemi ty qefin ne mëngjes, drekë e darkë? Sharabajgë Hiqe moj këmbën këtu, hiqe këmbën, hiqe këmbën.
ORA 13:47 – Dëgjohet kërcitje, vajza fillon të qajë pa pushim
Edukatorja 2, Majlinda Dehima: Jo, jo… Padashje…
Të qarat vazhdojnë deri në orën 15:12 kur vajza bëhet gati për të dalë nga kopshti.
Dhunimi i të miturës, referuar dhe pamjeve filmike është kryer rreth orës 10 të paradites në datën 1 Nëntor, ndërkohë që prindërit janë njoftuar vetëm në orën 15:00 pasi këmba e vajzës kishte pësuar shumë enjtje. Rasti u denoncua publikisht në emisionin “STOP”, ku përmes pamjeve filmike dhe fotografive u qartësua dhuna psikologjike dhe fizike ndaj fëmijës. Dhuna rezulton se është kryer nga edukatorja Majlinda Dehima, për të cilën Policia njoftoi se ka nisur një procedim në gjendje të lirë, ndërsa nga puna u pezulluan 3 efektivë të Komisariatit nr.1 sepse kishin "mbyllur sytë" para ngjarjes. Ndërkohë Ministria e Arsimit në reagimin e saj bëri me dije se kopshti ishte pa licencë, por ndaj drejtoreshës së këtij kopshti nuk ka ende një masë./Zëri.ai