Aktualitet

Vetëdorëzohet në polici ish-drejtori i legalizimeve të Sarandës, Mariele Murati

Është dorëzuar në komisariatin e Sarandës, ish-drejtori i Agjencisë së Legalizimeve Marile Murati.

f.t
Vetëdorëzohet në polici ish-drejtori i legalizimeve të
FOTO ILUSTRUESE

SARANDË- Është dorëzuar në komisariatin e Sarandës, ish-drejtori i Agjencisë së Legalizimeve Marile Murati, i cili ndërtoi pa leje dhe legalizoi hotelin 7 katesh mbi portin e Sarandës. Murati ishte shpallur në kërkim në 13 mars.

Ndaj Muratit rëndojnë dy akuza, “ndërtim i paligjshëm” dhe “falsifikim dokumentash”. Gjithashtu ky shtetas është shpallur dy herë në kërkim pasi, para 1 muaji ndaj tij është bërë kallëzim penal për ngacmim seksual dhe kërkim favoresh seksuale në këmbim të vendit të punës./ZËRI

Poll

MOS HUMB