Aktualitet

Aplikimet për skemën në bujqësi/ Procesi nis me radhë të gjata në Fier, Lushnjë dhe Korçë

E njëjta situatë u paraqit edhe në drejtoritë e bujqësisë Fier, ku prej mëngjesit dhjetra fermerë iu drejtuan pikave të aplikimit, ku janë krijuar radhë dhe mbingarkesë në sistem.

f.t
Aplikimet për skemën në bujqësi/ Procesi nis me radhë
PAMJE NGA NGJARJA

KORÇË-Ditën e sotme kanë nisur aplikimet për skemat mbështetëse në bujqësi, me një interes të lartë të fermerëve të Qarkut të Korçës. Fluksi i lartë ka krijuar edhe radhë pritjeje. Kërkesat për aplikim për skemat, por edhe për t'u pajisur me NIPT ka sjellë mbingarkesë të sistemit, ndërsa shihet se shumë interes është shfaqur për skemën mbështetëse të naftës.

E njëjta situatë u paraqit edhe në drejtoritë e bujqësisë Fier, ku prej mëngjesit dhjetra fermerë iu drejtuan pikave të aplikimit, ku janë krijuar radhë dhe mbingarkesë në sistem. Fermerët shpresojnë që këtë vit të marrin aq sa të mbulojnë kostot e prodhimeve. Skemat mbështetëse këtë vit vijnë me risi te cilat kane krijuar konfuzion te disa fermerë të cilëve do tu duhet të qëndrojnë në radhe për plotësimin e dokumentacionit.

Fermerët në Lushnje shprehen se këtë vit procedurat kanë ndryshuar, teksa shpresojnë që të marrin subvencionin, pasi ai i një viti më parë nuk u mbuloi as shpenzimet që kishin harxhuar. 

'Është një kaos i vërtetë kështu nuk duhet të ndodhi. Këtu mbahet radha si n ë mesjetë, u zunë dhe janë të gjithë moshatarë. Pse duhet ta bëjnë këtë lloj konflikti dhe këtë kaos shteti. Duhet të çoj një aparat aty, të marrësh faturën biletën me numër dhe vijon me rregullësi,'-u shpreh një fermer në Fier.

'Nuk jemi të kënaqur, 2 litra për dylym kur është çmimi i naftës 2 mijë lekë. Ku është shteti të kontrollojë,-u shpreh një tjetër.

Ndërkohë në Korçë fermerët janë konfuzë dhe jo të qartë për procedurën që po ndjekin.

'Po bëjmë gati dy orë, ne se dimë çfarë do marim dhe si do të veprojmë,'-u shpreh një fermer në Korçë për mediat.

Ndërkohë që Drejtori i Agjencia Rajonale e Bujqësisë në Lushnje, Ferdinand Shani dhe ai i Korçës, Vullnet Gjoll u bëjnë thirrje fermerëve të mos nxitohen pasi skema e këtij viti bën përfitues të gjithë fermerët që plotësojnë kriteret. Ndryshe nga viti kaluar ku fermerët janë subvencionuar duke marrë naftë për çdo dynym, këtë vit subvencionimi do të bëhet në vlerë monetare, ku pagesa do kalojë në llogari bankare. Aplikimet e fermerëve për të përfituar nga skemat mbështetëse do të vazhdojnë deri në 19 prill. Vitin e kaluar rreth 12 mijë fermerë të Qarkut të Korçës përfituan nga skema e mbështetjes për naftë./ZËRI

Poll

MOS HUMB