
TIRANË- Prej kohësh, Arben Ndoka kërkonte të vriste Durim Bamin prej 1 viti, por në një moment, edhe ky i fundit merr "masat" e veta dhe planifikon gjithashtu vrasjen e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Për vrasjen e tij ishin të interesuar edhe Xhelal Rraja, Endrit Dokle dhe Marklen Haka. Ndjekja e parë bëhet më 28 janar 2021, kur Arben Ndoka shkonte për kafe (qokë) tek rruga e Elbasanit në Tiranë. Ndoka kishte ardhur në "vakinë" e një gjyqtari në Lezha.
Sipas SPAK, informacionin e kishte siguruar Endrit Dokle, ndërsa Durim Bami dhe Arben Ndoka dhe Rraja bënë gati grupin, ku një prej autorëve do të ishte Marklen Haka.
"Endriti vazhdon biseden duke i thene Durimit se sot Arben Ndoka nuk do te shkonte, por neser dhe ditet ne vijim ishte 100% e sigurte qe dote shkonte dhe se kur te jete aty duke pire kafen do e marre vesh. Pas ki!saj i thoti! Durimit se nese i ka njerezit afer eshte e kryer puna. Durimi ja konfirmon duke i thene se ishalla nuk do e leje ti ike. Pas kesaj Endrit Dokle i thote Durimit qe te merret vesh me "Gabelin" pasi nuk po i shkojne mesazhet."
Gjithçka ishte gati dhe Durim Bami vihet në pozicion deri më orën 16:04, atëherë Haka e lajmëron që të mos qëndrojë më sepse Ndoka ka anuluar vizitën. Bami merr sërish Endrit Doklen, por ky i fundit i bën me dije se do të paguajë çfarëdo shumë për të marrë informacione të vlefshme.
"Endriti i thote Durimit se do te impenjohet me informatorin dhe do t'i jape cfare te doje pasi i jep te sakta informatat sepse takohen shpesh, por nuk ka dashur pasi eshte nip dhe djale gjyqtari dhe ka frike se mos flet."
Në shkurt, grupi vihet pas për të vrarë Erigers Mihasin dhe Tori Xheçukën. Një përdorues i "SkyECC" i identifikuar vetëm me user ID DZ, i ka dhënë një informacion Dokles duke vënë sërish në lëvizje Bamin. Edhe në këtë rast Marklen Haka ka pasur rolin e ruajtjes, ndjekjes dhe vrasjen bashkë me një tjetër person të identifikuar me kodin e "SkyECC" "ID H2". Më 17 shkurt, pas informacionit të dhënë nga "H2", grupi vihet pas një "Range Rover" që nga Larushka kishte marrë drejtimin për të Tiranë. Bami kërkon vrasjen e pasagjerëve dhe i kërkon "H2" që të shkojë dhe të marrë "Valin". Emri i asnjëherit prej tyre ende nuk dihet. Por aksioni është ndërprerë pasi mësojnë se "Policia ka kapur Rrelin tek lokali i Bledit me arme dhe dyshon se kane kapur dhe shtetasin me pseudonimin "Gabeli". Këtu aksioni u finalizua...pa sukses.
"Durim Bami pyet perdoruesin e H2 se ku ndodhet ne keto momente dhe sugjeron qe "ti bim". Pasi perdoruesi i H2 i thote se ndodhet ne Nikel, Durimi i thote qe te shkoje dhe te marre makinen se bashku me shtetasin me emrin Vali. Ne keto momente perdoruesi i H2 e pyet Durimin se kush do ta ruaje automjetin pasi ai i kishte qendruar pas, deri ne Larushk. Durimi i thote se do i rrije ai nga pas duke e ruajtur, vetem se ka frike se automjeti Range Rover, blu, me targa 003 dote futet tek shtepia e tij. Per kete arsye perdoruesi i H2 i thote se po i rri vete nga pas. Ne keto momente Durimi i thote qe t'i rrije nga pas dhe te shohe se ku do te ndaloje dhe nese e kalon Kamzen. Perdoruesi i H2 i tregon se eshte pas automjetit dhe ka marre drejtimin per ne Tirane pasi sa u fut ne Kamez. Ne oren 13:55, perdoruesi i H2 i tregon Durimit se automjeti ka ndaluar dhe parkuar aty ku behen reklama. Durimi e pyet nese do qe te vije ai dhe ta ruaje ndersa perdoruesi i H2 bashke mete tjere te shkojne dhe te marrin makinen. Ne oren 13:59, perdoruesi i H2 i thote se tani po iken atje dhe se automjeti ka ndaluar dhe se pa 20 minuta nuk leviz prej andej. Me date 17.02.2021, ne oren 13:46 shtetasi Durim Bami komunikon paralelisht dhe me shtetasin Marklen Haka, i cili i thote Durimit qe duhet te ruaje, e pyet nese ka kaluar Niklen dhe ne oren 13:58 e pyet nese ka rob (njerez). Data, ora dhe konteksti i ketyre mesazheve te derguara nga shtetasi Marklen Haka te krijon dyshimin e arsyeshem se dhe ky shtetas eshte i perfshire ne ndjekjen e automjetit te markes Range Rover, blu, me targa 003. Ne oren 14:40 perdoruesi i H2 lajmeron Durimin se policia ka kapur Rrelin tek Iokali i Bledit me arme dhe dyshon se kane kapur dhe shtetasin me pseudonimin "Gabeli". Pas diskutimeve se kush mund te jete ndaluar, Durimi i thote perdoruesit te H2 se kishte folur me Gabelin dhe kane kapur Rrelin. Ne oren 15:51 perdoruesi i H2 i thote Durimit qe te flase me dike qe te mos i shpallin ne kerkim dhe te tjeret,”-shkruhet ndër të tjera në dosje.
Erigers Mihasi u ekzekutua më 13 nëntor 2021 në Tiranë bashkë me mikun e tij, Armand Dumani teksa lëviznin në makinën luksoze në zonën e Astirit. Autorët që i morën jetën 2 të rinjve me breshëri kallashnikovi dyshohet se u larguan me mjetin e tyre në drejtim të Thumanës, ku edhe e braktisën për t'i vënë më pas flakën. Brenda në makinën e djegur u gjetën 2 kallashnikovë. 32-vjeçari i vrarë njihet si mik i ngushtë i Ervis Martinajt dhe i ish-policit të ekzekutuar në gusht 2019, Santiago Malko./ZËRI