Aktualitet

Grupi s’kishte besim tek Ergys Dashi: Ishalla s’na del dardhë

Zeneli pyet se përse Dashi po vonon nisjen e ngarkesës me lëndë narkotike.

F.m
Grupi s’kishte besim tek Ergys Dashi: Ishalla s’na del dardhë
Ergys Dashi

TIRANË- Ergys Dashi, shqiptari që u vra në Ekuador, mbrëmjen e 22 janarit 2022 nuk ishte shumë i besueshëm për grupin ku bënte pjesë dhe Breçani. Në dosjen e zbardhur ekskluzivisht nga ZËRI, është Ismail Zeneli ai që hedh dyshimet. Në një bisedë të zhvilluar me Besmir Murtatin, Zeneli pyet se përse Dashi po vonon nisjen e ngarkesës me lëndë narkotike.

Pjesë nga dosja:

Me date 08.01.2021, ora 07.27 shtetasi Ismail Zeneli duke perdorur Q3QNV9 komunikon me perdoresin e V6FGL7, i identifikuar si Besmir Murtati. Duke qene se nuk kanë besim tek (D#*P) per shkak es po vonon nisjen e lendes narkotike nga Amerika e Jugut, ne bisede private shtetasi Ismail Zeneli i shkruan: A fole gjo me (D*P*) a jo, mo mer daj, jo as mue. Pz ishallah sna del dardhë.

Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi (Ajeti). Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli. Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB