
TIRANË- Erzen Breçani është përgjuar teksa i jep porosi të birit, Eralb Breçani se para se të dorëzojë një pistoletë të fshijë gjurmët e tij të gishtërinjve. Në bisedën që ndodhet në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga ZËRI, ish-kryepolici identifikohet me kodin K99EP, ndërsa djali i tij me kodin S7DEGI. Në të njëjtën bisedë, Breçani përmend sërish këngëtaren Elvana Gjata dhe ndihmën e ofruar nga i dashuri i saj, Ervin Mata.
Pjesë nga biseda:
10.7.2.8. Me date 24.08.2020, në orën 20:53:30, K9B9EP pasi ka nisur më herët bisedat, komunikon me S7DEGI dhe dyshohet se komunikon lidhur me një ngarkesë që ka nisur Eralbi Breçani, të cilës i referohet me "senet" dhe gjithashtu e pyet lidhur me shokun e Eralbit, "Besi", për të cilin dyshohet se i referohet Besmir Murtatit. Shtetasi Erzen Breçani interesohet se si po i shkojnë punët Eralbit në aktivitetin që po zhvillon, por duhet evidentuar se Erzen Breçani ka dijeni se si funksionon trafikimi i lëndëve narkotike, pasi në bisedë i shkruan "a i kini te sigurta ne dalje qe i sistemoni i i shperdani shpejt", ku në trafikun e narkotikëve me dalje, i referohen nxjerrjës së lëndës narkotike nga portet ku mbërrijnë pa u gjetur dhe sekuestruar nga policia. K9B9EP dergon mesazhet: "..Ku tvin senet... Ne cvend...Prej ku...Po besi a la ik a ësht ktu... Ku ne ekuator... Asht? A nshipni...? Po ne ekuator kush asht kush i nis. Ne Gjermani tek kush i kaloni...Po kam merak se po ju predin nbes marokient... Pse a nuk jau pret ai kuksiari... Po me kujdes se nuk asht puna me u mar nje vit me shto pun...Ti the edhe i rrug e maroj pun... Po prej atje i ka nis ai se ti thue per dhjet dit dalin rrugt se nga Ekuatori vonojn me ardh...Asht lerg...Po atij shokut te shpive a i kan hec punt hic... Po ishalla ju ecen mbar. Po hajt mos e mendo se sa lek ban por vetem te mbarosh si pun...A i kini te sigurta ne dalje qe i sistemoni i shperndani shpejt...A vjen besi atje...?". Në vijim të bisedës, Erzen Breçani zhvillon disa komunikime ku dyshohet se i referohet aktivitetit të Ervin Matës, dhe pasi Eralbi ia tregon, Erzeni uron që Ervinit ti ecë me sukses. KIBIEP dergon mesazhet"...Edhe me nis me vinin...Nuk ka problem por mos te prishesh me t....Ai me ato trillime e rrena qe ka fol aty une vetem e rrespektoj si mik ...vetem kaq se nuk du me u stresu ma me hallet e tij qe i prodhon vet problemet e hallet...Po asht e kontrollume shum avion....Se me avjon bjen pak e shpesh dhe e mbaro mrena dites ounen...Mir i ke than... Po per sa kile do nisin... Po nga aq eshte shum mire. Cka po don me ai? Ne cilin shtet e ban...? Po kontrollohen shum. Vetem po kapi lidhjet ne polici. Tek kontrolli.. Po ngaqe me foli
ate dit e tha ti kam vonu i cik por shum shpejt do ti likujdoj e kuptova qe ka humb. E ishalla po i ecen. Ishalla po i ecen mar..."
10.7.2.9. Me date 30.08.2020 në orën 22:57:05, K99EP i dergon mesazhe S7DEGI:
Erzen Breçani (K99EP): A ja dhe pistoleten atyne a… Se nese nuk jau kie dhan hala me ja fshi krehrine perjashta se ka gjurmet e mia e mos me ia lan as gjurmet tua..Se prite zot me kap, i dalin gjurmet e gishtave...Ok...Per mue ska problem se i thash ne sy te gjithëve pse je në hall nuk ju lypi me ra ngusht nuk ju lypi pare njerëzve. Nuk kam nevoj i thash i kam tana lekt me ba, se nuk nisi pun po nuk i pata lekt...Dhe me tha une solla Elvanen per te dhan leket i thash jo jo nuk i du...I kam gjet i thash...Ok tha...
Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli. Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti./Zëri.ai