Aktualitet

ROLET/ "Daja", "Toni" dhe Murtati financonin, Ergys Dashi krijonte lidhjet

Ergys Dashi, që në dosje del si "D*P*" krijonte lidhjet kryesisht me të huajt në Amerikën e Jugut. 

F.m

 

ROLET/ "Daja", "Toni" dhe Murtati financonin, Ergys Dashi
Eralb Breçani dhe Ergys Dashi

 

TIRANË- ZËRI ka zbardhur rolet që kishin anëtarët në grupin ku bënte pjesë dhe djali i Erzen Breçanit, Eralb Breçani. Në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga ZËRI, shihet se rolin e financuesit e ka pasur Ismail Zeneli që njihet si "Daja", Eralb Breçani të cilin e thërrisnin "Toni" dhe "Boli", si dhe Besmir Murtati. Ndërsa Ergys Dashi, që në dosje del si "D*P*" krijonte lidhjet kryesisht me të huajt në Amerikën e Jugut. 

Pjesë nga dosja:

a) Shtetasi Ismail Zeneli ka pasur rolin e porositesit dhe financuesit per blerjen e lendes narkotike ne vendin e origjines. Gjithashtu, shtetasi Ismail Zeneli ka patur rolin e sigurimit të daljes se lendës narkotike nga porti i Valencias ne momentin kur ajo arrin ne këtë port e transportuar me kontenier.

b) Shtetasi Eralbi Brecani ka pasur rolin e porositësit dhe finacuesit per blerjen e lendes narkotike ne vendin e origjines. Gjithashtu, per shkak te kontakteve me persona me nacionalitet të huaj dhe kryesisht ne Ameriken e Jugut ka krijuar lidhje ndermjet tyre dhe anëtarëve të tjerë të grupit qe kane udhëtuar në këto shtete me qëllim organizimin e aktivitetit të paligjshem të trafikimin të narkotikeve.

c) Shtetasi Besmir Murtati ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lendes narkotike ne vendin e origjines (Brazil).

d) Perdoruesi i SkycEç D*P* ka pasur rolin: e kontaktimit të personave me nacionalitet të huaj kryesisht nga Amerika e Jugut me qëllim sigurimin e lendes narkotike; pritjen e shumave të parave të derguara nga antarët e tjere të grupit ne vendet e Amerikes së Jugut; blerjen e sasive te ndryshme të narkotikeve me këto para dhe organizimin e punës për futjen e lendës narkotike ne konteniere me qëllim trafikimin drejt vendeve te BE-së.

Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli. Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB