Aktualitet

Përndjekja nisi në vitin 2020! Ismail Zeneli i dërgon adresën e saktë Ajetit: Ky është nipi i armiqve të mi!

Motra e vëllezërve Nela, Silvi Nela ishte ndarë nga partneri dhe djalit i kishte vendosur mbiemrin e vajzërisë. Në atë kohë, banonte në zonën e Laprakës.

F.m
Përndjekja nisi në vitin 2020! Ismail Zeneli i dërgon
Edmund dhe Albert Nela

TIRANË- Plani për hakmarrjen e Ismail Zenelit, ndaj vëllezërve Edmund dhe Albert Nela, të cilët i kishin vrarë vëllanë në Britaninë e Madhe ka nisur në vitin 2020. Në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga ZËRI, janë zbardhur dhe bisedat mes Zenelit dhe Ajetit. Më 19 gusht të vitit 2020, Zeneli i dorëzon adresën e saktët të nipit të vellezërve Nela, Ajetit. Ai quhej Arben Nela. Motra e vëllezërve Nela, Silvi Nela ishte ndarë nga partneri dhe djalit i kishte vendosur mbiemrin e vajzërisë. Në atë kohë, banonte në zonën e Laprakës.

Pjesë nga dosja:

Me date 19.08.2020, ne orën 08:27:07, shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin e Ç4RE2, ku i dërgon një adresë që përputhet me adresën në gendje civile të shtetasit Arben Nela me atësi te panjohur dhe lindur me date 06.07.2003 në Mbretërine e Bashkuar, banues në rugen ‘Lord Bajron’ ne Tirane. HFNERI i ka derguar Bujar Ajetit mesazhet me kete permbajtje: Mjesi mik si tkam a je mire?..... Kjo asht adresa..... RRUGA LORD BAJRONI, PALLATI 461 shkalla .... Ka nji djal 15 vjeç...E ka emrin Arben dhe ja kan vu mbiemin e ktyne rob**ve se asht e ndame mund te jetoj dhe nana vet aty.......

Në orën 10.47 Ismaili i shkruan: Mire mik si je ti, Motra vet jo.... Aty e ka... Kurse prindit e ktij e kan vendbanimin ne fshat. Ne Novesej...

Ne bisedat e mësiperme ështe diskutuar reth vendbanimit të motrës së shtetasve Albert dhe Edmond Nela, shtetases Silvi Nela. Shtetasi Arben Nela qe banon ne rugën "Lord Bajron" është djali i Silvit dhe nipi i Albertit dhe Edmondit. Komunikimi i kesaj dite dhe adresa e derguar perputhet me adresën e shtetasve Silvi dhe Arben Nela.

10.3.4.9. Me date 20.08.2020, ne orën 08:33:42, shtetasi Ismail Zeneli duke perdorur HFNERI komunikon me perdoruesin e Ç4RE2, dhe i dergon mesazhet: "..Mjesi mki si tkam..... Aje mire?. Ky shoku ka fillue pune edhe miha sa te hyjne do et them direkt.... Adresa që ta nisa asht shume me rendesi se 99% jeton dhe nana e tyne... Jeton aty me motren e tyne... e ishalla mbarojmë punë me armiqtë e mi.

Cila është historia?

Dy vëllezërit Nela që jetojnë në Britaninë e Madhe akuzoheshin për vrasjen e Xhem Krasniqit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2013. Fillimisht për ngjarjen u akuzuan që të dy vëllezërit, por sipas BBC, Edmond Nela, pa vendbanim të caktuar, u lirua nga akuza për vrasje. Edmund Nela kishte mohuar se kishte vrarë me armë zjarri Xhem Krasniqin – i njohur si Jim – në Hove, East Sussex. 32-vjeçari u akuzua edhe për vrasjen e nipit të të ndjerit, Kelmed Murataj dhe vëllait të Ismail Zelenit. Për këtë arsye, Zeneli kërkonte të merrte hak.

Poll

MOS HUMB