
LUSHNJË – Gjermania një ditë më parë ka kthyer mbrapsht 24 ton kontraveca, të prodhuar në Lushnjë, pasi kanë rezultuar se janë me pesticide. Në këto kastravecë është gjetur preparati “oksamil”, që është gjendur në analizat që janë zhvilluar në shtetin gjerman.
Pas kësaj, AKU është parqitur pranë pikës së grumbullimit, duke kërkuar që e gjithë sasia që ishte për eksport, të asgjësohet. Ndërsa, AKU ishte duke zhvilluar aksionin, fermerët kanë protestuar pranë pikës së grumbullimit, ku prej vitesh dorëzojnë perimet e tyre. Fermerët kanë deklaruar për mediat se preparation “oksamil” kanë vite që e përdorin dhe se askush nuk iu ka thënë se është e ndaluar të përdoret.
Ndërsa, nga pika grumbulluese e perimeve janë shprehur se preparati në fjalë nuk lejohet të përdoret në vendet e Bashkimnit Europian. Në Shqipëri nuk ka laborator që të përcaktojë mbetjet e pesticideve të ndaluara në vendet e BE-së, ndaj dhe çertifikata që shoqëron produktet shqiptare, nuk ka vlerë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në një njoftim për mediat ka bërë me dije se po bashkëpunon me institucionet e AREB dhe ARSHVMB, ku në bazë të sistemit të gjurmueshmërisë së pikës së grumbullimit të perimeve, do të ketë kontrolle në sera, për pesticidet që përdoren për kastravecët.
Njoftimi i AKU:
AKU bllokon 20 ton produkt kastravec
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi prej 20 ton produkt kastravec, i cili ka rezultuar mbi normën e lejuar të përmbajtjes së pesticideve.
Referuar njoftimit të ardhur nga vendi importues, Autoriteti Kommbëtar i Ushqimit ka kryer verifikimet në zbatim të legjislacionit në fuqi në subjektin eksportues të këtij produkti, ku është bërë dhe bllokimi i menjëhershëm i kësaj sasie. Subjektit i është lënë detyrë të marrë masat për asgjësimin e tij.
AKU po bashkëpunon me institucionet e tjera ligjzbatuese AREB dhe ARSHVMB, ku në bazë të sistemit të gjurmueshmërisë të administruar në subjektin eksportues, të vijohet me mbikqyrjen e subjekteve/fermerëve, mbi përdorimin e pesticideve dhe respektimin e karencës së përdorimit të produktit./Zëri.ai/