Aktualitet

Policia hapi zjarr, arrestohen 2 shqiptarë në Belgjikë

Efektivët belg kanë zbuluar rastësisht se shqiptarët, 50 dhe 28 vjeç ishin në kërkim, pas përplasjes së makinës së tyre me atë të policisë. Ata kërkoheshin për tentativë vrasje.

D.XH
Policia hapi zjarr, arrestohen 2 shqiptarë në Belgjikë
Policia belge

BRUKSEL – Policia në Belgjikë ka arrestuar 2 shqiptarë, pasi mjeti i tyre ishte përplasur me makinën e policisë.

Pas aksidentit, shqiptarët tentuan të ikin. Mirëpo, policia qëlloi drejt tyre me armë. Pas ndjekjes nga oficerët, automjeti u kap në zonën e njohur si Tervuren. Pas kësaj, efektivët belg kanë zbuluar se shqiptarët, 50 dhe 28 vjeç ishin në kërkim. Ata kërkoheshin për tentativë vrasje. 

Dy shqiptarët e kapur do të dalin para gjykatës. Nga ngjarja, një shqiptar i tretë është arratisur dhe efektivët janë vënë në ndjekje të tij./Zëri.ai/

 

Poll

MOS HUMB