Aktualitet

Zbulohen milionat e deklaruara nga Elvana Gjata në QKB

Kompania e Elvana Gjatës në QKB, EMM, rezulton se ka fitime marramendëse, sidomos në vitet 2021 dhe 2022.

D.XH
Zbulohen milionat e deklaruara nga Elvana Gjata në QKB
Ervin Mata dhe Elvana Gjata

TIRANË – Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka nisur tashmë një hetim pasuror për këngëtaren e njohur Elvana Gjata. Emri i saj përmendej në aplikacionin Sky Ecc, përgjimet e së cilës çuan në burg zyrtarë, ish-zyrtarë dhe njerëz të botës së krimit.

Gjatë bisedave në Sky Ecc, mes Ervin Matës dhe Erzen Breçanit, Mata i thotë se do t’i dërgojë 500 mijë euro përmes llogarisë së këngëtares. Në databazën e “OpenCorporates” rezulton se Elvana Gjata ka të regjistruar në QKB kompaninë me emrin EMM, ku si administratore rezulton Jonisa Bytyçi.

Zbulohen milionat e deklaruara nga Elvana Gjata në QKB
QKB 1

Kjo kompani si objekt të veprimtarisë ka: “Administrimi dhe menaxhimi i artisteve, te fonogramit si dhe me gjere, mbajtja e te drejtave pasurore te autorit kundrejt nje shperblimi. Lidhjen e kontratave nepermjet autorit ose titullarit per kalimin e nje ose me shume te drejtave kundrejt nje shperblimi. Mbajtjen e drejtes se riprodhimit te veprave artistike, te drejten e shperndarjes se veprave artistike, te drejten e komunikimit ne publik te veprave artistike, si dhe cdo te drejte tjeter te veprave artistike”, raporton News24.

Zbulohen milionat e deklaruara nga Elvana Gjata në QKB
QKB 2
Zbulohen milionat e deklaruara nga Elvana Gjata në QKB
QKB 3

Rezulton se sipas deklarimeve në tatime, kompania EMM ka shënuar fitime të mëdha, sidomos gjatë viteve të fundit, 2021 dhe 2022. Më 2021, kompania e Elvana Gjatës ka fitim para tatimit, 15.5 milionë lekë të reja. Akoma më mirë paraqitet situata ekonomike për kompaninë më 2022. AMM ka raportuar në Tatime 87.9 milionë lekë të reja, ndërsa fitim para tatimit 68 milionë lekë të rejaElvana Gjata në vitin 2022 ka pasur të ardhura neto nga shitjet 86.5 milionë lekë si dhe të ardhura nga veprimtaritë e shfrytëzimit 1.3 milionë lekë. Sa i përket shpenzimeve më 2022, ajo ka deklaruar shpenzime personeli 1.5 milionë lekë, paga 1.3 milionë lekë si dhe shpenzime të tjera 14 milionë lekë.

SPAK ka nisur një hetim të pasurisë së këngëtaares Elvana Gjata. Kjo, pasi emri i saj është përmendur në përgjimet e Sky Ecc, biseda që çuan në pranga zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB