Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, kush janë 4 kandidatët e skualifikuar deri tani nga gara

Lajmi për skualifikimin e 4 kandidatëve u bë me dije nga ministri i brendshëm Ervin Hoxha, teksa ishte duke raportuar në Komisionin për Sigurinë Kombëtare

E.K
Gara për kreun e Policisë së Shtetit, kush janë 4
kandidatet per kryepolic

TIRANË- Komisioni për përzgjedhjen e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme, ka shkualifikuar nga gara 4 prej 15 kandidatëve që kanë shprehur interes. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se 4 kandidatët e skualifikuar janë: Sami Rasha, Shemsi Premçi, Ibrahim Disha e Hajrulla Xhivini. Ky i fundit është një person i shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkohë që përfaqësuesit e opozitës, hodhën akuza se gara për drejtorin e ri të policisë së shtetit është e paracaktuar, dhe se fituesi është përzgjedhur kohë më parë.

Vetë ministri Hoxha, tha se brenda kësaj jave ai do ti propozojë emrin e drejtuesit të ri të policisë së shtetit, kreut të qeverisë Edi Rama.

“Unë ju bëra me dije procedurën, në dijeninë time janë skualifikuar 4 kandidatë. Procedura do të vazhdojë në ditët në vijim. I është dërguar agjencive të zbatimit të ligjit shkresë për konfirmimin e pastërtisë së figurës. Priten përgjigjet dhe në bazë të përgjigjeve komisioni do vlerësojë kandidatin dhe më vonë do vijojë intervistimin. Brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë gara”, tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Ministri tha se është i pakënaqur me rezultatet e deritanishme të policisë, por theksoi se policia që ai ka gjetur kur mori detyrën, është e konsoliduar dhe profesionale.

“Nuk jam i kënaqur me rezultatet e deritanishme të policisë, por policia është na lartësinë e detyrës dhe do të përmirësohet në ditët në vijim. Kam gjetur një polici të konsoliduar e profesionale”, tha ministri.

Hoxha foli dhe për ngjarjet kriminale të ndodhura gjatë verës, ku tha se kanë ndodhur 12 vrasje dhe janë zbardhur 10 prej tyre. Ministri foli edhe për vrasjen e Egli Progës në Pogradec.

“Në 2024 janë regjistruar 28 vrajse nga 35 që kishte në 2023. Unë insistoj tju informoj për secilën ngjarje.  Ngjarja e Fierit  për motive të dobëta autori i arrestuar.  Tropojë për motive të dobëta, autori i arrestuar. Ngjarja e Memaliajt, përçon te ne një alarm këmbane një vrasje që ndodhi në qytet. E gjithë policia është angazhuar në zbardhjen e plotë të saj. Autori ende i pa arrestuar. Tiranë 8 gusht 2024, në azilin e të moshuarve dyshohet se e ka goditur në kushte konflikti janë arrestuar dhe  Pogradec, 3 shtetas të arrestur për pengimin e së të vërtetës. Veprimtaria e Policisë në këtë vendngjarje është brenda standardeve. Edhe ju tentuat ta manipuloni këtë situatë.  Velipojë në një debat të momentit krijohet një konflikt, të arrestuar 2 shtetas në kërkim 2 të tjerë. Vijmë te ngjarja tjetër në Memaliaj për motive të dobta, janë arrestuar 4 persona dhe ngjarja është e zbardhur plotësisht", tha Hoxha./ZËRI 

Poll

MOS HUMB