Aktualitet

Gara për drejtorin e ri të policisë, Hoxha: Brenda javës do i dërgoj Ramës propozimin, janë skualifikuar 4 prej kandidatëve

Hoxha tha se brenda kësaj jave, ai do t’i propozojë kryeministrit, emrin që do të pasojë Muhamet Rrumbullakun në krye të policisë së shtetit

E.K
Gara për drejtorin e ri të policisë, Hoxha: Brenda javës do
ervin hoxha

TIRANË- Ministri i brendshëm Ervin Hoxha, është duke raportuar në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, ku tha se brenda kësaj jave, ai do ti dërgojë kryeministrit Edi Rama emrin e drejtuesit të ri të Policisë së Shtetit. Deri tani nga lista me 15 kandidatë janë skualifikuar 4 kandidatë që sipas Hoxhës nuk përmbushnin kriteret. Për kandidatët e tjerë, Hoxha tha se është kërkuar informacion në lidhje me pastërtinë e figurës. Hoxha nuk dha emra se cilët prej 15 kandidatëve janë skualifikuar nga ngjarja. Ndërkohë që deputetët e opozitës hodhën akuza se konkursi për drejtorin e ri të policisë së shtetit është një farsë, dhe se emri është i paracaktuar.

“Unë ju bëra me dije procedurën që do të ndiqet për zgjedhjen e drejtuesve të rinj, në dijeninë time janë skualifikuar 4 kandidatë. Procedura do të vazhdojë në ditët në vijim. I është dërguar agjencive të zbatimit të ligjit shkresë për konfirmimin e pastërtisë së figurës. Priten përgjigjet dhe në bazë të përgjigjeve komisioni do vlerësojë kandidatin dhe më vonë do vijojë intervistimin. Brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë gara”, tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Ndërkohë që më herët, deputeti Ervin Salianji, ironizoi procesin, ku në garë për postin e drejtorit të policisë së shtetit, është dhe një person i shpallur në kërkim si Hajrulla Xhivini. /ZËRI

Poll

MOS HUMB