
BUSHAT- Filip Dodaj, 62-vjeçari që iu vu tritol në oborrin e banesës mbrëmjen e djeshme, ka treguar për mediat se nuk dyshon tek askush dhe se nuk ka asnjë problem me dikë. Ai ka treguar se jeton vetëm e bashkëshorten e tij dhe në momentin kur ndodhi ngjarja ai nuk ka qënë në banesë.
Gjithashtu ai ka rrëfyer se kamerat e sigurisë kanë kapur një person që afrohet tek banesa, vendoS lëndën plasëse dhe më pas largohet po andej nga erdhi.
Fatkeqsisht autori ishte i maskuar dhe identifikimi i tij nga Policia nuk është bërë akoma.
“Nuk isha në shtëpi. Është enigmë. Nga kamerat shihet një i maskuar, ka ardhur nga veriu ka hedhur lëndën dhe ka ikur në atë drejtim. Nuk kam pasur asnjë problem me asnjë njeri, kjo është çudia. Nuk kam dyshime. Unë jam punëtor, punoj për një firmë. Në shtëpi jetojmë me babai dhe gruan, fëmijët janë jashtë. Nuk ka lidhje me biznesin”, tha 62-vjeçari Filip Dodaj.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të së dielës (22 shtator). Rritoli ishtevendosur në derën e jashtmë të shtëpisë së Filip Dodajt. Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar,por vetëm dëme materiale./ ZËRI