
BRITANI E MADHE- Një shqiptar që kishte vuajtur 20 muaj burg dhe që ishte deportuar nga Britania e Madhe, është kapur teksa futej sërish në të njëjtin vend në mënyrë ilegale. Ai ishte dënuar për kultivimin e kanabisit, por u kap nga zbatuesit e imigracionit të Home Office në një goditje të madhe mbarëkombëtare këtë javë.
The Sun të dielën iu bashkua ekipit në patrullë ndërsa ata punonin me oficerë të nivelit të lartë të inteligjencës për të kapur në grackë kriminelët e kërkuar për vrasje, liderët e bandave dhe hajdutët që mbanin 400,000 £ kesh, të cilët ishin ndaluar duke u përpjekur të futeshin fshehurazi në vend.
Stafi i Home Office punoi me Shërbimin Policor të Irlandës së Veriut për të ndaluar gangsterin e dënuar shqiptar ndërsa ai udhëtonte me një autobus nga Dublini në Belfast, dhe që mbante një pasaportë të rreme greke.
Ai u deportua vetëm muajin e kaluar dhe tashmë po përpiqej të rihynte ilegalisht në vend duke u fshehur në bagazhin e një autobusi, vend për të cilin kishte paguar.
Udhëtarët e hutuar dhe pasagjerët e tjerë u larguan përpara se i dyshuari të nxirrej nga policët për t'u marrë në pyetje.
Tregtari i drogës u mbajt në paraburgim për thyerjen e urdhrit të tij të dëbimit, ndërsa shoku me të cilin po udhëtonte u ndalua nga organet e zbatimit të emigracionit, në pritje të largimit nga MB.
Falë një marrëveshjeje ndërmjet Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, dyshja mund të kthehen lehtësisht me një fluturim të rregullt largimi. 6,000 shqiptarë janë dëbuar vitin e kaluar.