
BARCELONË- Tre shqiptarë kanë rënë në pranga nga agjentët civilë të skuadrës Mossos në Spanjë 14 kg kokainë janë sekuestruar. Operacioni është zhvilluar ne lagjen San Martí të Barcelonës, raportojnë mediat vendase.
Shqiptarët filluan të bënin lëvizje të dyshimta pasi panë patrullën e policisë. Pas kontrolleve në makinë oficerët sekuestruan lëndën narkotike (e cila ishte e fshehur shumë mirë në veturë) dhe 4000 euro kesh.
Vijojnë hetimet për kryerjen e testeve të drogës për të përcaktuar vlerën e saj, sipas pastërtisë dhe prerjeve të bëra. Nga informacionet paraprake dyshohet se nëse kokaina do të shitej në tregun e zi ajo të kapte vlerën e më shumë se një milion euro./ZËRI