Aktualitet

Shpërthim me tritol në Bushat, lënda plasëse vihet në derën e shtëpisë së 62-vjeçarit

Nuk dihet nëse Dodaj ka pasur konflikte me ndonjë person.

F.m
Shpërthim me tritol në Bushat, lënda plasëse vihet në
Foto Ilustruese

VAU I DEJËS- Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar këtë mbrëmje në fshatin Bushat në Vaun e Dejës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 21:00. Raporti paraprak bën me dije se tritoli është vendosur në derën e jashtmë të shtëpisë së Filip Dodajt, 62 vjeç. Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar,por vetëm dëme materiale. Autorët ende nuk janë identifikuar. Nuk dihet nëse Dodaj ka pasur konflikte me ndonjë person, që mund të kenë sjellë si pasojë, shpërthimin e kësaj mbrëmjeje.  

Poll

MOS HUMB