
Gjykata në Greqi ka vendosur masën e sigurisë 'arrest me burg' për 68-vjeçarin grek Dhimitris Kutrumanis, i cili i mori jetën të riut shqiptar Brigen Limka. Ngjarja ndodhi pasditen e e 15 shtatorit, pas një konflikti për vendin e parkimit.
Në dëshminë e tij para togave të zeza, autori ka shprehur pendesë për krimin duke kërkuar falje, ndërsa e ka konsideruar vrasjen si gabimin më të madh të jetës së tij.
“Jam penduar. Sinqerisht kërkoj falje, ishte gabimi më i madh i jetës sime. Dhe për këtë uroj dënimin tim”, dyshohet se ka deklaruar.
68-vjeçari ka kërkuar gjithashtu edhe ekzaminimin e tij nga psikiatri, sipas medias greke Protothema.gr.
Kryerja e ekspertizës psikiatrike është urdhëruar sipas detyrës zyrtare nga hetuesi, pasi as i akuzuari dhe as avokatja e tij, Elli Avramidou, nuk kanë paraqitur pretendime për uljen e akuzës.
“Me marrëveshjen e hetuesit dhe prokurorit, klientit tim i është caktuar masa e paraburgimit. Ai e ka pranuar aktin e tij dhe më ka kërkuar që t’ju përcjell faljen e sinqertë. Gjithashtu gjatë procesit ka deklaruar se ka qenë gabimi më i madh i jetës së tij”, u shpreh avokatja e tij Avramidou.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja ndodhi pasditen e 15 shtatorit në Pire. Shqiptari u qëllua për vdekje me dy plumba në fytyrë nga një 68-vjeçar me të cilin kishte konflikte të vazhdueshme. Ai u dërgua në spitalin Zaneio por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra, duke humbur jetën. I iru shqiptar mësohet se ishte baba i tre fëmijëve dhe punonte në parkingun ku ndodhi sherri.
Dëshmitarët thanë se 68-vjeçari shfaqte shpesh sjellje agresive dhe i kërkonte viktimës një vend parkimi në parkingun ku i riu punonte. Pas debatit, autori shkoi në banesën e tij, mori armën dhe qëlloi për vdekje me gjakftohtësi shqiptarin.
-
-
Dy plumba njëri pas tjetrit, si e vrau greku shqiptarin
16 Shtator, 09:08