Aktualitet

Dy plumba njëri pas tjetrit, si e vrau greku shqiptarin

Autori e qëllon fillimisht me plumb në kokë shqiptarin dhe kur ai bie në tokë, afrohet dhe e qëllon për herë të dytë. Kësaj here, në fytyrë.

F.m
Dy plumba njëri pas tjetrit, si e vrau greku shqiptarin
Brigen Limka dhe momenti i vrasjes së tij

GREQI- Momenti që po shikoni në video tregon ekzekutimin e shqiptarit Brigen Limka, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Greqi. Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga mediat greke, autori, një 68-vjeçar grek, i identifikuar si Dhimitris Kutrumanis.

Ky i fundit, siç dhe demonstrojnë pamjet e kamerave të sigurisë, e qëllon fillimisht me plumb në kokë shqiptarin dhe kur ai bie në tokë, afrohet dhe e qëllon për herë të dytë. Kësaj here, në fytyrë.

Plumbat kanë rezultuar fatalë dhe 39-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa autori është vënë në pranga. Limka punonte si roje në parkingun ku dhe ndodhi ngjarja, ndërsa Kutrumanis, siç edhe tregohet nga banorët e zonës, ishte një person problematik dhe shumë herë ishte konfliktuar me shqiptarin.

Dëshmitarë të ngjarjes kanë rrëfyer dhe momentet e vrasjes, teksa shprehen se i riu është dëgjuar të thërriste fëmijët e të kërkonte ndihmë prej tyre.

Autori i vrasjes, Dhimitris Kutrumanis ka shprehur pendesë kur është marrë në pyetje nga grupi hetimor.

“Nuk doja që të përfundonte kështu,”- mësohet të ketë thënë ai, sipas dëshmisë së zbardhur nga mediat greke.

Poll

MOS HUMB