
ITALI- Dy shqiptarë, babë e bir u arrestuan pasi akuzohen se dhunuan të afërmen e tyre të moshuar. E moshuara ishte motra e shqiptarit 64-vjeçar. Sipas mediave italiane, gruaja arriti të arratisej dhe të dy u arrestuan nga policia. Arsyeja e dhunës ishte sepse e moshuara i kishte kërcënuar se do t'i dëbonte nga shtëpia.
Përplasjet e përditshme ishin arsyet që detyruan të moshuarën që të kërkonte largimin nga banesa të dy të afërmve të saj. Një vendim ky që megjithatë do t'i kushtonte shtrenjtë.
Dy të afërmit e gruas - baba dhe bir shqiptar, përkatësisht 64 dhe 37 vjeç - natën e 16 shtatorit , ata hynë në dhomën e saj të gjumit, ndërsa e moshuara ishte duke fjetur, ‘të armatosur’ me një kanaçe të mbushur me benzinë me të cilën synonin t'i vinin flakën. Megjithatë, era e karburantit e zgjoi gruan, e cila arriti të shpëtonte veten.
Kërkesa e të moshuarës për ndihmë ka sjellë ndërhyrjen e shpejtë të Policisë, e cila ka mundur të arrestojë në flagrancë të dy autorët.
Aktualisht, babë e bir aktualisht ndodhen në burgun e Leçes./Zëri.ai