
GREQI- Një 26-vjeçar grek dhe bashkëpunëtori i tij 24-vjeçar me origjinë shqiptare u dënuan me burgim të përjetshëm, të akuzuar për vrasjen dhe përdhunimin e Eleni Topaloudi.
Roditis, 26 vjeç dhe bashkëautori me origjinë shqiptare Aleksandër Luca u dënuan me vendim unanim të gjykatës me burg përjetë për vrasje me dashje dhe përdhunim në grup të studentes. Mediat greke raportojnë se Gjykata e Apelit nuk njohu asnjë lehtësim për të pandehurit.
Prokurorja e çështjes Eleni Kovtaktsi propozoi që të absorbohen arsyet e ankimit të paraqitura nga 26-vjeçari Roditis dhe i bashkëpandehuri i tij 24-vjeçar, duke theksuar se dënimi i Gjykatës së Apelit ka një specifikë dhe arsyetimi i detajuar siç kërkohet nga Kushtetuta dhe ligji.
Dy të dënuarit kanë deklaruar se gjatë gjykimit në Gjykatën e Apelit, atyre iu është shkelur prezumimi i pafajësisë, si e drejtë themelore e çdo qytetari. Sipas tyre, dënimi i rëndë lidhet edhe për faktin se çështja ishte përhapur së tepërmi në publik.
Por, prokurorja tha se nuk është marrë parasysh orientimi i opinionit publik, por vendimi është marrë bazuar në ligj e Kushtetutë. Avokatët e dy të dënuarve kanë mbështetur në detaje arsyet e ankimit të përfshira në kërkesën e tyre dhe kanë kërkuar prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit. Tashmë pritet vendimi i Departamentit të 6-të Penal të Gjykatës së Lartë.
Si ndodhi ngjarja
Aleksandër Luka dhe greku Manolis Koukouras janë personat e akuzuar se kanë përdhunuar e më pas hedhur nga shkëmbi studenten greke, duke e vrarë atë.
Sipas oficerëve të pranishëm në vendngjarje, trupi i vajzës është gjetur pa shenja jete në det, ndërsa sendet personale ishin shpërndarë thuajse kudo në vende të ndryshme. Vajza është gjetur me rroba të grisura, gjë që dëshmon se ajo ka qenë viktimë e abuzimit seksual.
Shqiptari Aleksandër Luca ka qenë më bashkëpunues me drejtësinë, ndërsa greku nuk ka qenë bashkëpunues.
Ngjarja solli reagim të gjerë në opinionin publik, duke u raportuar edhe për dhunë në burg ndaj shqiptarit nga të burgosur të tjerë./Zëri.ai/