TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka goditur një mënyrë të paligjshme të grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta–perimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë.
Pas një hetimi që ka zgjatur 2 vjet, rezulton se 6 kompani grumbullimi, kanë bërë marrëveshje për të ulur çmimet e grumbullimit të produkteve nga fermerët duke i dëmtuar këta të fundit, të cilët shpesh shesin nën kosto, dhe më pas vetë grumbulluesit i tregtonin shumë më shtrenjtë deri në 115%.
Por, kush janë 6 kompanitë?
-Omer Fruit SHPK
-Nedrete Arapi PF
-Besim Thaqi PF
-Morina Grup SHPK
-Fruit-To-Zela SHPK
- Roland-2012 SHPK
Këta kompani janë goditur nga Autoriteti i Konkurrencës dhe janë gjobitur me gjoba deri në 0.15% të xhiros së vitit 2024.
Siç bën me dije Konkurrenca në njoftimin e saj, sjellje e bashkërenduar e këtyre kompanive përbën marrëveshje të ndaluar sipas nenit 4 të ligjit nr.9121/2003 dhe është cilësuar si shkelje e rëndë, për të cilën Komisioni ka vendosur gjoba deri në 0.15% të xhiros së vitit financiar paraardhës.
Kush janë biznesmenët që qëndrojnë pas këtyre kompanive? Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit të siguruara nga Neësbomb, këta biznesmenë qëndrojnë pas këtyre kompanive:
1- Faton Morina - Pronar i "OMER - FRUIT", në Lushnjë;
2- Nedrete Arapi - Pronare e "Nedrete Arapi Person Fizik", në Lushnjë;
3- Besim Thaqi - Pronar i "Besim Thaqi Person Fizik", në Fier;
4- Bekim Morina - Pronar i "MORINA AGRICULTURE GROUP", në Fier;
5- Nuri Zela - Pronar i "FRUIT - TO - ZELA", në Fier;
6- Roland Vrapi - Pronar i "Roland-2012 SHPK", në Berat.
Pse ky vendim është i rëndësishëm për fermerët në gjithë Shqipërinë? Hetimi i thelluar tregoi se disa grumbullues, falë fuqisë së tyre negociuese, kishin krijuar një situatë ku fermerët shpesh përballeshin me: çmime të diktuara e të koordinuara, dyer të mbyllura për negocim, varësi të tepruar nga pak blerës, presione për uljen e çmimeve, dhe shlyerje të vonuara të pagesave./ZËRI
