Aktualitet

Hera e 6-të dhe e fundit! SPAK shtyn hetimet për Arben Ahmetaj, konkluzionet deri më 22 mars

Kjo është hera e gjashtë që SPAK shtyn hetimet deri në 22 mars të vitit 2026, për shkak të veprimeve komplekse nga Prokuroria e Posaçme.

zh.ll
Hera e 6-të dhe e fundit! SPAK shtyn hetimet për Arben Ahmetaj,
arben ahmetaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore edhe me 3 muaj hetimet për ish-zëvëndës kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili po hetohet për dosjen e inceneratorëve. Kjo është hera e gjashtë që SPAK shtyn hetimet deri në 22 mars të vitit 2026, për shkak të veprimeve komplekse nga Prokuroria e Posaçme. Ndërkohë, mësohet se kjo është hera e fundit që SPAK mund të shtyjë hetimet, më pas duhet të vendosë për kalimin ose jo për gjykim të çështjes.

Për të njëjtën çështje po hetohen edhe bashkëjetuesja e Arben Ahmetajt, si dhe ish-bashkëjetuesja e tij, Albina Mançka dhe Erjola Hoxha. Të dyja ato hetohen për veprat penale “fshehje dhe mosdeklarim pasurie” si dhe “pastrim parash”. 

Ish-zv.kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj është aktualisht në kërkim ndërkombëtar. Ish-numrit dy të qeverisë i janë sekuestruar disa pasuri. Disa prej pronave dyshohet se janë vendosur nga raporti që ka pasur Ahmetaj me pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Vetë Ahmetaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat, qoftë për dosjen e inceneratorëve, qoftë për privatizimin e ish-shoqërisë Buka./ZËRI

Poll

MOS HUMB