
TIRANË- Dita e djeshme ka qenë e veçantë për familjen Berisha. Nipi i ish-kryeministrit Sali Berisha, Lajdoni ka festuar maturën në Suedi, atje ku jeton me të ëmën. Ish-kryeministri, Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar disa copëza nga ceremonia e maturës e nipit të tij.
Prezentë në ceremoni kanë qenë Shkëlzen Berisha dhe e ëma e tij, Liria, por vetë kryedemokrati nuk ka mundur që të marrë pjesë në ceremoni. Kjo për shkak se ndodhet në masën e sigurisë "arrest shtëpie". Megjithatë, edhe pse jo fizikisht, Berisha nuk ia ka kursyer një urim të nipit.
"Familja jonë dje kishte një gëzim të veçantë. Laidon Berisha, djali i Shkëlzenit, mori dje maturën me rezultate shumë të mira në një ceremoni të bukur shkollore dhe familjare. Me këtë arritje të rëndësishme, Laidoni bëri shumë krenar prindërit dhe të gjithë familjarët e tjerë! Nga zemra shumë urime Laidonit dhe shëndet e suksese në studimet universitare, përqafime. #sb,"-shkruan Berisha.
POSTIMI I PLOTË:
Po në të njëjtën shkollë, një vit më parë, mbaroi maturën edhe Medina, vajza e madhe e Shkëlzen Berishës./ZËRI