Aktualitet

Sekuestrohen mbi 100 mijë euro në Fier dhe dy makina, nis hetimi për dy persona

Brenda në mjet, Policia gjeti shuma të mëdha parash, mbi 100 mijë euro dhe 60 mijë lekë shqiptare, të cilat janë sekuestruar.

k.m.
Sekuestrohen mbi 100 mijë euro në Fier dhe dy makina, nis hetimi
Paratë e sekuestruara

FIER- Dy persona janë në procedim penal pasi u kapën teksa qarkullonin me makinë nëpër Fier. Brenda në mjet, Policia gjeti shuma të mëdha parash, mbi 100 mijë euro dhe 60 mijë lekë shqiptare, të cilat janë sekuestruar. Kjo pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale të kryera jashtë vendit.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Fier

Qarkullonin me shuma të mëdha parash, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale të kryera jashtë vendit, procedohen penalisht 2 shtetas. Sekuestrohen rreth 100 900 euro, 60 000 lekë dhe 2 automjete. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë kapur në flagrancë 2 shtetas duke qarkullulluar me automjet, me shuma të mëdha parash, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale të kryera jashtë vendit.

Në vijim të veprimeve procedurale u referua materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: -A. L., 51 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 89 390 euro, pa dokument shoqërues për burimin e tyre; -J. Xh., 53 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 11 500 euro dhe 60 000 lekë, pa dokument shoqërues për burimin e tyre. Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet tip "Benz" dhe 2 celularë. Vijon puna hetimore për përcaktimin e burimit të të ardhurave të këtyre shtetasve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB