
BRITANI E MADHE- Një trafikant droge shqiptar i burgosur, i cili fotografoi veten i rrethuar nga 250,000 paund para cash, është lejuar të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar. Ministria e Brendshme dhe Agjencia Kombëtare Kundër Krimit (NCA) po kërkojnë të deportojnë Olsi Behluli-n, 33 vjeç, i cili u dënua me 11 vjet burg për "rolin e tij" në një rrjet trafikimi droge me heroinë.
Sipas mediave britanike, Behluli, i cili shkoi në Mbretërinë e Bashkuar 9 vite më parë, u përfshi direkt me grupin e trafikantëve. Vetëm 9 muaj më vonë, ai u arrestua me 8 kilogramë heroinë, e cila po të shitej kapte vlerën e 200,000 paundësh.
Agjencia Kombëtare Kundër Krimit gjeti një fotografi në telefonin e tij, ku ai shfaqej i rrethuar nga 250,000 paund. Pasi u arrestua, ai u shpall fajtor dhe u dënua me 11 vjet burg nga Gjykata e Kurorës Blackfriars më 1 prill 2015.
Gjatë gjyqit, Ministria e Brendshme dhe NCA argumentuan se vetëm një personi të besuar me një të kaluar të gjatë kriminale do t'i besohej një ngarkesë kaq e madhe droge. Një gjykatës i një gjykate të nivelit më të ulët e hodhi poshtë më pas atë argument me arsyetimin se nuk kishte prova nga mbikëqyrja ose dëshmitarët për ta mbështetur atë. Ndaj edhe ankesa e Behlulit kundër deportimit të tij u mbështet.
Ministrat po propozojnë të rrisin pragun për ta bërë më të vështirë që gjykatësit tu japin të drejtën për të qëndruar bazuar në nenin 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR), që mbron të drejtën për jetë familjare, dhe nenin 3, që mbron kundër torturës dhe trajtimit çnjerëzor apo poshtërues. Babai i Behlulit kërkoi azil pasi familja mbërriti në MB më 22 nëntor 2000. Aplikimet e tyre u refuzuan, por në 2006 u dhanë leje diskrecionale për qëndrim, që më pas “në mënyrë të çuditshme, pothuajse njëkohësisht” u shndërrua në leje të përhershme qëndrimi.
Kërkesat e tij u refuzuan, por në vitin 2006 atyre iu dha leje për të qëndruar, e cila më pas u bë leje qëndrimi e pacaktuar. 8 vjet më vonë, në prill 2014, Behluli mori shtetësinë britanike. Por 8 muaj më pas, më 7 tetor 2014, ai u kap me heroinë./ZËRI