Aktualitet

50 mijë euro për ekzekutimin e Bashaliut, Interpoli kap në Angli shqiptarin që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Lorenc Lala, i njohur edhe si Kristian Lala do të dalë përpara gjykatës të ekstradimeve më 24 Qershor, kur edhe do të vendoset fati i tij.

k.m.
50 mijë euro për ekzekutimin e Bashaliut, Interpoli kap në Angli
Lorenc Lala

BRITANI E MADHE- Interpol Tirana së bashku me njësinë e kërkuar në Britani, NCA-në, kanë vënë në pranga njërin prej të afërmve të Leart Haxhiut. Nga dokumentet e Gjykatës së ekstradimeve, të cilat janë parë nga "Top Channel", i arrestuari është Lorenc Lala, 47 vjeç. Ai akuzohet në Shqipëri se ka urdhëruar një vrasje në Peqin, e cila është kryer nga grupi i Laert Haxhiut. 

Lorenc Lala, i njohur edhe si Kristian Lala do të dalë përpara gjykatës të ekstradimeve më 24 Qershor, kur edhe do të vendoset fati i tij.

Drejtësia shqiptare e kërkon Lorenc Lalën për përfshirje në vrasjen e Albi Bashaliut në fshatin Gjocaj të Peqinit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit

Kapet dhe arrestohet në Mbretërinë e Bashkuar një shtetas shqiptar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i kërkuar për vrasje për arsye gjakmarrjeje. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, është arrestuar shtetasi shqiptar L. L., 48 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në zbatim të vendimit të vitit 2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan (dosje e kaluar pranë SPAK), e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasje për arsye gjakmarrjeje”, “Sigurimi i mjeteve dhe kushteve për kryerjen e vrasjes”, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

???? Përmbledhje e ngjarjes: Në fshatin Gjocaj, Peqin, në vitin 2021, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. Shtetasi L. L. dyshohet se ka pasur rolin e organizatorit dhe financuesit të kësaj vrasjeje, si dhe ka siguruar mjetet dhe kushtet për kryerjen e saj. Po ashtu, pas ngjarjes, ka ndihmuar në transportimin dhe largimin e autorëve nga vendngjarja. Arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, që ka në fokus lokalizimin dhe arrestimin e personave në kërkim për vepra të rënda penale. Veprimet e mëtejshme procedurale për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë janë në proces, në bashkëpunim me autoritetet britanike.

Sipas rrëfimit të bashkëpunëtorit të SPAK, Artan (Marjus) Tafani, vrasjen e Bashaliut e ka kryer ai së bashku me Lulzim Arapin, Bledar Berberin, Enrico Xhahysën dhe Laert Haxhiun. Shuma financiare, 50 mijë euro, është paguar nga Lala tek Laert Haxhiu. Pasi ka marrë paratë, Haxhiu ka mobilizuar grupin e tij për të kryer vrasjen.

Tafani, ka pranuar pjesëmarrjen në vrasjen e Bashaliut, duke treguar se këtë krim e ka orkestruar Laert Haxhiu, me financimin e familjes së Ylber Xhahysës, me qëllim hakmarrjen për vrasjen e Ylberit nga Leonard Bashaliu, në vitin 2021./ZËRI

Poll

MOS HUMB