
GREQI- Një 16-vjeçare shqiptare është zhdukur në Greqi prej ditësh. Familja e 16-vjeçares Emilia, e cila është zhdukur pa gjurmë që nga nata e së hënës në zonën e Petralonës ku ajo jetonte. Sipas nënës së të resë, e cila foli për "protothema.gr", vajza e saj doli për një shëtitje me shoqet e saj dhe nuk u kthye më në shtëpi. Frika dhe ankthi i prindërve të 16-vjeçares Emilia se fëmija e tyre është në rrezik po rritet dita-ditës, pasi adoleshentja nuk ka komunikuar me familjen e saj deri më sot.

"Nuk kam dëgjuar më nga vajza ime që nga nata e së hënës kur ajo u zhduk. Më tha se do të dilte me shoqet e saj për një shëtitje dhe që atëherë nuk është kthyer në shtëpi. Kur pashë se po vonohej të kthehej nga shëtitja, u shqetësova dhe komunikimet tona të fundit ishin nëpërmjet mesazheve në celularin e saj. Mesazhi i fundit ishte se "Nuk do të kthehem më në shtëpi". Jam shumë e shqetësuar për fatin e fëmijës tim për momentin, telefoni i saj celular është i çaktivizuar, kam frikë se mos është përfshirë me shoqe të këqija. Nga mesazhi që dërgoi se "Nuk do të kthehem më në shtëpi", dyshoj se fshihet një person tjetër që dëshiron ta dëmtojë. Dua të zbuloj informacione për vajzën time, po e kërkoj kudo dhe dua që ajo të kthehet përsëri në shtëpinë tonë...,"- tha nëna e vajzës.
Emilia ka flokë të kuq, sy kafe, është 1.70 e gjatë dhe peshon 65 kilogramë. Ditën që u zhduk, ajo mbante veshur xhinse të zeza, një bluzë të zezë pa mëngë, syze dhe mbante në dorë një çantë ngjyrë bordo./ZËRI