
BERAT- Një punonjës i Policisë Bashkiake dhe një qytetar janë përfshirë në një konflikt fizik ditën e sotme në qytetin e Beratit. Sherri ka ndoshur pranë ish-pallatit të kulturës, për arsye ende të paqarta. Sipas raportimeve nga dëshmitarë të ngjarjes, i pari që e nisi konfliktin ishte i riu i cili goditi punonjësin e Policisë. Ky i fundit në pamjet e publikuara në JOQ, duket se i kthehet dhe e hedh përtokë.
“Rastesisht po kaloja nuk i pyeta se isha ne rreth, por polici ishte bashkiak. Afer ish-pallatit të Kulturës te xhamia. E qelloi ai cuni përpara, skisbte faj polici” shkruan një qytetar.
Deri më tani nuk ka pasur një reagim nga autoritet./ZËRI